Homo Sapiensi e zhduku Neandertalin me sëmundjet e veta
Duket se kërkimi për të kuptuar zhdukjen nga pema e jetës së Neandertalit nuk ka për të ndalur ndoshta për faktin se kjo ngjarje mund të jetë leksioni bazë për të konceptuar sesi mund të jetë fundi ynë. Në një shkrim në “The Guardian” referohet një studim që ka shqyrtuar ADN mikrobike të fosileve të Neandertalëve ku janë verifikuar të paktën tre viruse 50 000 vjeçarë: adenovirusi, herpesvirusi dhe papillomavirusi që reflektohen me të ftohtin e zakonshëm, sëmundje gjenitale dhe kancer.
Teoria ecën me idenë se kontakti seksual apo edhe i afërt mes Neandertalit dhe Homo Sapiensit – verifikuar në nivel genetik për të gjitha popullsitë përveç asaj afrikane – ka provokuar asgjësimin e Neandertalit për shkak të epidemive të sjellë nga Sapiensët. Që si specie të ardhura nga ekuadori kishin një resgjistër mikrobik dhe imunitar shumë më të qëndrueshëm sesa një popullsi e enklavizuar në një paralel klimetarik si Neandertali. Një ngjarje e tillë, më e dokumentuar në aspektin genetik dhe arkeologjik është popullsia e Britanisë, që dikur në fazën neolitike u zëvendësua tërësisht. Nga të dhënat popullsia që përgjigjet për ndërtimin e Stonehenge nuk korrespondon me popullsinë e mëpasme, çka sugjeron për një katastrofë të gjerë.
Shkencëtarë të ndryshëm mendojnë se përgjegjëse për asgjësimin e gati 60% të popullsisë europiane të Neolitit është murtaja e Yersinia Pestis, që shkaktoi thuajse të njëjtën shkallë katastrofe në shekullin e 14-të në Europë.
Teoritë kryqëzohen në të dhënat e tanishme në faktin se emigracioni i madh I Homo Sapiensit nga Afrika nisi në periudhën pas 70 000 viteve më parë, ndërkohë që 40 000 vjet më parë Neandertali del nga skena përfundimisht. Duket se përhapja e njërit hominin çoi në zhdukjen e tjetrit për arsye që supozohet se shkojnë përtej luftës, ndonëse arkeologjia e sotme i kushton shumë rëndësi luftës në periudhën e neolitit ku verifikohen varre masive, me kufoma të dëmtuara rëndë, që kanë lidhje genetike me njëri-tjetrin. Një e dhënë që sugjeron se lufta në këtë periudhë ka elementë të qartë planifikimi territorial.
Teoria e epidemisë dhe emigrimit që sjell me vete edhe luftën bakteorologjike konfirmohet në një ngjarje të mëvonshme që është provuar se ka bazë epideminë: zhdukja e majave në Amerikën Qendrore dhe Latine për shkak të salmonelës të çuar aty nga kolonizatorët. Por edhe nga fakti empirik kurioz se banorë të Azisë Jugore ku disa gene të Neandertalit janë shumë prezentë krahasuar me popullsi të tjera, u përgjigjën shumë më dobët ndaj CoVid-19.
Nëse ky është rasti, atëherë mësimi qendror që del është se zhdukjet e mëdha dhe pasojë edhe rëniet e qytetërimeve mund të kërkohen edhe brenda një cikli biologjik që vetëpërmbushet në kushte dhe rrethana të caktuara pa diskriminuar asnjë lloj. Kështu ka zënë përherë e më shumë vend edhe Teoria se rënia e Romës Perëndimore i dedikohet në masë reduktimit demografik të provokuar nga murtaja antonine ndonëse mbetemi në fushën e hipotezës me elementë të shumë spekullimi dhe aribitrariteti duke nisur që nga fakti se themi Zhdukjet dhe nëkuptojmë Europën dhe racën e bardhë.
s.zaimi
Add new comment