Plumba kryeministrit sllovak Robert Fico

Postuar në 15 Maj, 2024 16:11

Mediat raportojnë se ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico është kryer një atentat me armë zjarri. Sipas të njëjtave burime thuhet se Fico është plagosur pasi ndaj tij janë kryer tri qitje. Portali sllovak www.aktuality.sk shkruan se atentati është bërë në afërsi të qendrës kulturore në Handlova. Sipas të dhënave paraprake atentatori është ndaluar një person i dyshuar, ndërkohë që për Ficon, një drejtues i njohur politik në Sllovaki dhe i cilësuar si populist, thuhet se ka marrë dy plumba por është jashtë rrezikut për jetën.

Akti është dënuar nga gjithë spektri politik në Sllovaki.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.