Serbia, partneri kryesor strategjik i Kinës në Europën Lindore dhe Qendrore

Postuar në 30 Prill, 2024 14:11

Emrat e qeverisë së re serbe me Aleksandër Vulin si zv.kreministër përfaqësojnë mesazhin më të qartë që Aleksander Vuçiç jep për të gjithë. Serbia nuk ka për të lëvizur nga politika e tanishme ekuilibrit mes të dyja blloqeve dhe ajo ka sfiduar hapur Perëndimin me vendosjen e një personi non grata si numrin dy të ekzekutivit.

Ndërkohë nga Kina ka ardhur një mesazh shumë i rëndësishëm që padyshim ka rrjedhoja politike rajonale. Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, citon zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, sipas të cilit:

Serbia është partneri i parë strategjik në Europën Qendrore dhe Lindore dhe të dyja vendet mbajnë një marrëdhënie të hekurt

Qëndrimet në fjalë evokojnë një pozicion të privilegjuar të Serbisë në projeksionet e interesave kineze në Europë dhe ato shërbejnë si tonifikues pak para vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping në Europë, në kuadër të së cilës ai do të jetë në Francë, Hungari dhe Serbi në datat 5-10 maj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.