Kremlini: SHBA-Britani po synojnë caktimin e një "përfaqësuesi special" në Ukrainë

Postuar në 12 Shkurt, 2024 16:47

Kreu i zbulimit të jashtëm rus, Sergey Naryshkin ka deklaruar se Perëndimi po synon të caktojë një “Përfaqësues Special” në Ukrainë, akt që sipas tij përfaqëson një hap për të marrë kontrollin efektiv të vendit nga autoritetet e Kievit.

Sipas informacioneve të siguruara, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar po përqpien të bindin shtete të tjera të G7-s që të krijojnë një zyrë për “përfaqësuesin special” në Ukrainë. Parashikohet që ky person do të ketë akses të vazhdueshëm te presidenti Zelenskiy dhe do të dijë të gjitha planet e tij. Përfaqësuesi Special do të bllokojë po ashtu hapat e lidershipit ukrainas që nuk janë të negociuara me Uashingtonin dhe Londrën, duke propozuar në vend të tyre zgjidhje që konsiderohen korrekte nga anglo-saksonët

citon agjencia shtetërore “Tass” Naryshkinin.

Agjencia po ashtu raporton se sipas shërbimeve ruse, ideja e lindur ka të bëjë me dështimet në front nga Ukraina dhe bindja që po zë vend se Moska do t’i përmbushë objektivat e saj ushtarake. Nga ana tjetër, zyra në fjalë përbën padyshim një shkak për të interpretuar se Perëndimi po depërton në Kiev pa përfshirë formalisht NATO-n, duke përqendruar luftën në dy shtete kryesore që lënë kështu pas perdes Europën, e cila megjithatë po paguan jo pak për mbajtjen në këmbë të ushtrisë ukrainase.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.