Një sms nga Macron për marrëveshjen me Mercosur
Një sms private nga presidenti i Francës për të anulluar një marrëveshje të madhe me grupin amerikanlatin, Mercosur për të cilin është negociar përgjatë dy dekadave. Këtë shkruan “Politico” që vë në dukje se mesazhi i është dërguar kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e që prek sipas medias në fjalë një hapësirë të presupozuar të tregtisë së lirë për 800 milionë banorë. Sms-ja e Macron lidhet me faktin se ai kërkon të mbrojë bujqësinë francize nga pakti me Mercosur nga influksi i mishit brazilian dhe argjentinas.
Ne kemi nevojë për qartësi mbi Mercosur, ne kërkojmë që marrëveshja të mos firmoset në formën e tanishme
citohet presidenti francez gjatë një vizite në Suedi.
Problemi vjen e ndërlikohet edhe më shumë për faktin se lajmi në vetvete zbardh një përpjekje të Macron për të mbrojtur fermerët francezë, ndërkohë që von der Leyen i duhet mbështetja e tij për një mandat të dytë në krye të KE-së. Megjithatë asnjë prej palëve të përfshira në negocim nuk pranon se marrëveshja është frenuar, ndërkohë që në Gjermani, Poloni, Belgjikë dhe Francë fermerët janë lëshuar në protestë.
Add new comment