Kushtetuesja në Francë rrëzon pjesërisht ligjin e emigracionit

Postuar në 25 Janar, 2024 21:33

Gjykata më e lartë në Francë hodhi poshtë më shumë se një të tretën e neneve në projektligjit të diskutueshëm të emigracionit, i miratuar nën presionin e së djathtës dhe ekstremit të djathtë.

Gjykata Kushtetuese e Francës hodhi poshtë veçanërisht nenet që lidhen me aksesin në përfitimet sociale dhe bashkimin familjar, si dhe futjen e kuotave të imigracionit të vendosura nga Parlamenti.

Gjykata la në fuqi pjesën më të madhe të projektligjit të paraqitur fillimisht nga qeveria e Presidentit Emmanuel Macron, por censuroi shtesat e diskutueshme të bëra nën presionin e së djathtës.

Ministri i Brendshëm, Gerard Darmanin, e përshëndeti vendimin.

"Këshilli Kushtetues ka miratuar të gjithë tekstin e qeverisë," shkroi ai.

Ndërsa Jordan Bardella, president i partisë së ekstremit të djathtë Bashkimi Kombëtar, e cilësoi vendimin "grusht shteti nga gjyqtarët, me mbështetjen e presidentit".

Ai bëri thirrje për një referendum mbi emigracionin si "zgjidhja e vetme".

Pavarësisht se gjykata hodhi poshtë amendamentet e bëra nga linja e ashpër, ato ende mund të pranohen në një fazë të mëvonshme si pjesë e ligjit të ri.

Disa grupet e shohin ligjin si në kundërshtim me vlerat franceze - dhe si një dhuratë për të djathtën ekstreme gjithnjë e më me ndikim. Protesta u mbajtën në qendër të Parisit kundër vendimit të Kushtetueses.

Demonstruesit akuzuan qeverinë se i është nënshtruar presionit që vjen nga partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen për të kaluar ligjin në parlament. Rreth 75 000 njerëz protestuan në të gjithë Francën të dielën, për t’i kërkuar Macron-it që të mos e nënshkruajë atë si ligj.

Mosmarrëveshja vjen mes tensioneve në të gjithë Evropën rreth migrimit dhe ndërsa partitë kundër imigracionit në të djathtën ekstreme po rriten në popullaritet përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në qershor.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.