Nuk duam një Hiroshima të inteligjencës artificiale
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/01/world_2024_01_20_17.jpeg?itok=UNINX7zi)
Samiti i këtij viti në Davos tregoi se elita botërore ka nisur të artikulojë shqetësimet e para lidhur me inteligjencën artificiale. Një ton tjetër u vu re këtë janar në takimin e përvitshëm të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Midis numrit të pallogaritshëm të vendeve të punës të humbura nga furia e AI dhe rrezikut të dezinformimit edhe më të shfrenuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti, liderët e biznesit, qeverive dhe ekonomisë kanë filluar të pyesin hapur nëse bota duhet - ose ndoshta edhe mundet, që në këtë pikë të shkelë frenat.
“Qeniet njerëzore duhet t’i kontrollojnë makineritë, në vend që makineritë të na kontrollojnë ne”, tha kryeministri kinez Li Quang gjatë një fjalimi në konferencë. "AI duhet të udhëhiqet në një drejtim që shkon në favor të përparimit njerëzor, kështu që duhet të ketë një vijë të kuqe në zhvillimin e AI - një vijë e kuqe që nuk duhet të kalohet."
Edhe CEO i OpenAI, Sam Altman, tregoi një qasje të ndryshuar kur u ndal te shqetësimet në rritje për teknologjinë që ai po krijon.
Modeli i stilit OpenAI është i mirë në disa gjëra," tha ai, "por jo i mirë si situatat le të themi, jetë a vdekje.
Një tjetër deklaratë e kësaj natyre, që befason shumë prej atyre që e dëgjojnë është ajo e Marc Benioff, CEO i Salesforce, kompani që ka investuar shumë në teknologji.
"Ne nuk duam të kemi një moment si Hiroshima," tha Benioff gjatë një paneli diskutimi. "Ne e kemi parë teknologjinë të marrë drejtimin e gabuar, dhe ne pamë Hiroshima. Nuk duam të shohim një Hiroshima të AI."
"Unë në fakt kam thënë... për dekada që AI mund të bëhet gjenerues pabarazie."
Është e sigurt që këta njerëz e dinë më mirë se pjesa tjetër e botës rrezikun që paraqet avancimi i pakontrolluar i kësaj teknologjie, e megjithatë janë po të njëjtët që planifikojnë të pushojnë mijëra njerëz nga puna për t’i zëvendësuar me të.
Add new comment