Banorët e Tiranës, më të pakënaqurit në Europë
Zyrihu është qyteti europian me cilësinë më të mirë të jetës, sipas perceptimit të banorëve të tij. Pas tij vijnë Kopenhaga dhe Gröningen, ku 95% e banorëve deklarojnë se janë të kënaqur.
Raporti mbi cilësinë e jetës në qytetet europiane bazohet mbi një sondazh të publikuar për herë të parë në vitin 2007, i cili mat perceptimin e qytetarëve në 83 qendra urbane europiane. Intervistat janë bërë në prill me një kampion prej 71 153 personash.
Pakënaqësia më e madhe regjistrohet në Palermo, Athinë e Stamboll, ku vetëm 65% thonë se janë të kënaqur.
Por ka edhe më keq, megjithëse jashtë BE-së. Vendet e Ballkanit kanë qytetarët më të pakënaqur me qytetet. Mali i Zi kryeson me Podgoricën në Ballkan me 76.84% të kënaqur, i ndjekur nga Maqedonia e Veriut me Shkupin me 72.32%, Serbia me Beogradin me 69.28% dhe në fund Tirana me 65.93%.
Faktorët e analizuar janë të ndryshëm: ndjenjat dhe perceptimet në lidhje me standardin e jetesës, cilësinë e shoqërisë dhe mjedisin që na rrethon. Matja e cilësisë së perceptuar të jetës mund të jetë veçanërisht e dobishme pas ngjarjeve të mëdha si pandemia Covid-19, e cila ka pasur një ndikim të fortë në mirëqenien e përgjithshme, nga shëndeti deri te rezultatet socio-ekonomike.
Add new comment