Armiku i ri është Kina. Edhe për Gjermaninë
Edhe për Gjermaninë kërcënimi më i madh afatgjatë është Kina. Deri para disa vitesh një partner strategjik i Berlinit dhe padyshim faktori kryesor në suksesin e paprecedentë ekonomik të Gjermanisë, befas Kina ka ndërruar shinën e perceptimit për t’u vështruar si një armik strategjik. Revista “Spiegel” shkruan së fundmi për ato që i quan operacione afatgjata të spiunazhit kinez ndaj Europës dhe ekonomisë së saj.
Rusia është një stuhi. Kina është ndryshim klimetarik
shprehet Thomas Haldenwang, kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani. Një metaforë që thekson ndryshimin e madh gjeopolitik që ka ndodhur në peizazhin ndërkombëtar të sigurisë.
Revista shton se shërbimet kineze kanë rekrutuar deri në rangjet politike europiane duke arritur deri në vënien në lëvizje të dy nismave parlamentare: një në Belgjikë dhe një në Gjermani. Çka provon se Kina me aparatin e saj të sigurisë kanë mësuar të sillen si shtet me ambicie globale dhe të penetrojnë elitën e kundërshtarëve. Një drejtim që provon ambiciet kineze është lufta e agjentëvetë Pekinit për të shtënë në dorë teknologjitë e së ardhmes si teknologjia kuantum, inteligjenca artificiale, ajo hipersonike dhe bioteknolgjia. Në dallim nga Rusia, Pekini preferon punët pa zhurmë dhe me sens afatgjatë.
Helmimi i kritikëve në Britani apo vrasja e armiqve të shtetit në një park të Berlinit, vështirë se janë strategji që do të aplikohen nga Pekini
shkruan revista.
Agjentët kinezë synojnë kompani të teknologjisë së lartë, hakerimin e tyre, vjedhjen e të dhënave për të përfituar njohuri më shumë. Kina, në dallim nga Rusia, sheh më shumë nga spiunazhi teknologjik, meqenëse epërsia e saj strategjike qëndon te konkurenca në treg me Perëndimi dhe jo rivaliteti strategjik ushtarak.
Kështu FBI-ja raporton se Kina aktualish ka në veprim programin më të plotë hakerues në botë. Problemet vijojnë me përhapjen e lajmeve të rreme në internet duke sugjeruar kështu një strategji të gjerë veprimi që synon të evidentojë Kinën në piramidën e vendimmarrjes botërore.
Megjithë, revista gjermane nuk arrin të sjellë ndonjë gjë të re në këtë drejtim, veçse të përshkruajë linjat e veprimit të shërbimeve kineze, ashtu siç ato janë përshkruar shpesh në mediat perëndimore. Shkrimi në fjalë është një përpjekje e re për të vendosur paradigma propagandisitike anti-kineze në Gjermani, tani që lidhjet e forta ekonomike mes të dyja vendeve nuk janë si më parë. Në një kohë kur çdo politikë perëndimore po godet Gjermaninë – sanksionet ndaj Rusisë dhe detyrimi për të shkëputur fijet me Kinën – është e qartë se reaksionet e një pjese të ekonomisë gjermane nuk do të mungojnë.
Në këtë kuptim zhurma e madhe dhe hiperbolizimi i rrezikut rus njëherë, mandej atij kinez, shkon në drejtimin e përpunimit të opinionit sesa zbulimit të ndonjë të vërtete me peshë. Ta zëmë, askush nuk shqetësohet për protestat në Serbi sepse ato janë të drejtuara nga forcat pro-perëndimore, por në një rast të kundërt, mediat do të flisnin për një mbështetje ruse. Jo se këto nuk ndodhin, por çështja është se mediat kryesore në Perëndim pak kanë tashmë nga shqetësimet për të raportuar atë që ndodh, pasi ato janë rreshtuar tërësisht me një linjë politike duke i dhënë goditje besueshmërisë së tyre.
s.zaimi
Comments
Me apo pa besueshmeri,
Me apo pa besueshmeri, godijet ndodhin. Mund te diskutohet koha qe eshte zgjedhur per t'u dhene goditja, edhe sa i pershtatet ajo interesit te klases ( po, klases!) drejtuese. Por si ne rastin e Rusise dhe ne rastin e Kines, rreziku eshte i pranishem dhe vazhdon cdo ditje sulmin duke diskretituar sistemet politike te perendimit. Ne kete rast rol te jashtezakonshem luajne idiotet e dobishem qe harrojne se nje sistem politik eshte pazgjidhshmerisht i lidhur me sistemet ekonomike, arsimore, sociale, kulturore dhe akademike, edhe mediatike nese deshironi, te nje shoqerie. Ndryshe kthehemi tek paradigma e ores se Jezuiteve dhe perandorit Kanci (Kangxi).
Add new comment