Firmoset marrëveshja e parë për rreziqet nga Inteligjenca Artificiale
Është zhvilluar në Britaninë e Madhe samiti i parë për sigurinë ndaj kërcënimeve ndaj inteligjencës artificiale. Me këtë rast raportohet se është nënshkruar edhe një marrëveshje e parë ndërkombëtare, të cilën e kanë firmosur kompani dhe qeveri nga 28 vende të ndryshme. Rreziqet që përfaqëson Inteligjenca Artficiale janë cilësuar si katastrofike. Përfaqësues të kompanive të teknologjisë kanë firmosur një letër përmes së cilës bëjnë thirrje për një tërësi qasjesh për sa i përket problemit në fjalë.
Sekretarja e Shtetit për Shkencën në Britaninë e Madhe Michelle Donelan e ka cilësuar marrëveshjen si një gur miliar që hedh bazat për diskutimet e kohës sonë. Në aspektin teknik megjithatë ka shumë dyshime nëse marrëveshja arrin diçka të vërtetë. Paul Teather, drejtor ekzekutiv i firmës kërkimore në fushën e IA-së, AMPLYFI ka deklaruar se terminologjia e përdorur lë shumë vend për keqinterpretime, ndërkohë që nuk mjafton vetëm vullneti për bashkëpunim.
Kërcënimi nga Inteligjenca Artifciale presupozohen se mund të jenë të qëllimshme ose të paqëllimshme, për shkak se aktualisht njeriu nuk ka një kuadër për të përkufizuar dhe kontrolluar potencialin që përfaqëson një teknologji e tillë e cila evoluon me ritme shumë të shpejta, e madje ka zëra se bëhet edhe autonome.
Add new comment