Kremlini: Nuk ka alternativë ndaj OKB-së

Postuar në 31 Tetor, 2023 18:24

Rusia i është kthyer me vlerësime të mëdha rolit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me gjasë pas qëndrimeve të fundit të sekretarit të Përgjithshëm të saj, Guterres për çështjen e konfliktit në Palestinë. Por edhe të drejtës së vetos në Këshillin e Sigurimit që i jep vendeve si Rusia dhe SHBA të drejta ekskluzive për çështjet kryesore në botë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se:

Pavarësisht një shkalle të caktuar inefiçence dhe inefektiviteti lidhur me disa prej çështjeve më presuese të axhendës globale, OKB-ja mbetet mekanizmi i vetëm ndërkombëtar për të cilin nuk ka alternativë

ka thënë ai.

Agjencia e lajmeve “TASS” e lidh këtë mesazh me nismën e fundit të Turqisë për të krijuar një mekanizëm alternativ ndaj OKB-së për shkak të faktit se komuniteti ndërkombëtar po i mban duart të lidhura përballë krizës në Palestinë.

Nisma turke do të kërkonte një konsensus ndërkombëtar. Vetëm e ardhmja do na tregojë nëse ky konsensus është i mundshëm

ka shtuar ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.