Erdogan propozon konferencë ndërkombëtare për konfliktin në Palestinë: Hamasi, organizatë çlirimtare
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar një konferencë ndërkombëtare paqeje për të trajtuar konfliktin izraelito-palestinez. Ai ka deklaruar se pala turke është e gatshme të ofrojë rolin e garantuesit për palën palestineze në eventualitetin e hapjes së një korridori humanitar në Gaza. Erdogan ka përsëritur se Turqia nuk ka asnjë problem me shtetin e Izraelit, por nuk do të pajtohet kurrë me ato që ai i quajti “mizori të Izraelit ndaj palestinezëve”, ndërkohë që ka cilësuar se Izraeli po sillet si organizatë dhe jo një shtet. Nga ana tjetër, komenti që ka bërë më shumë bujë nga Erdogan, është ai për cilëimin prej tij të Hamasit.
Mund ta quani Hamasin si një organizatë terrori, por për ne Hamasi nuk është një organizatë terroriste por një grup për çlirim dhe luftëtarësh që luftojnë për të mbrojtur tokën dhe qytetarët e tyre
tha ai gjatë një fjalimi në Parlament.
Add new comment