Kina zgjeron me 100 koka bërthamore në 1 vit arsenalin e vet nuklear

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar përmes një raporti zyrtar të cituar në mediat ndërkombëtare, se Kina ka aktualisht në dispozicion 500 koka bërthamore, ose 100 më shumë sesa vitin e shkuar. Sipas Departamentit arsenali i Kinës do të dyfishohet deri në vitin 2030 dhe 3-fishohet deri në vitin 2035.
Ajo çfarë po bëjnë tani, nëse e krahason me atë që kanë bërë një dekadë më parë, tejkalon shumë atë në terma të shkallës dhe kompleksitetit. Ata po zgjerohen dhe investojnë në tokë, det dhe ajër, ku po ndërtojnë platforma lëshimi bërthamor, si dhe infrastrukturën që kërkohet për të mbështetur këtë zgjerim të forcave bërthamore që shohim tani
citon “Politico” një zyrtar të lartë të Departamentit të Mbrojtjes.
Megjithëse arsenali i Kinës është shumë më i vogël sesa ai i SHBA dhe Rusisë, por Pekini ka refuzuar të angazhohet në bisedime për reduktimin e armëve bërthamore.
Add new comment