Izraeli i përdor raketat për të mbrojtur popullin e vet!!! Pak më kujdes kur flet për luftën e të tjerëve!
Gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, z. Rama bëri një analogji mes situatës në Kosovë dhe situatës në Palestinë. Dhe duke e vijuar analogjinë, ai krahasoi Kosovën me Palestinën, si dy vende që janë marrë peng nga klasa e vet politike.
Me një deklaratë të guximshme, sidomos për kryeministrin e një vendi që është në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, z. Rama tha ndër të tjera se “Izraeli i përdor raketat për të mbrojtur popullin e vet, Hamasi përdor popullin për të mbrojtur raketat”.
Është diçka e tepërt edhe për standardin e z. Rama dhe kjo deklaratë vjen e merr një tingëllim shumë cinik në dritën e sulmit të sotshëm në një spital në Gaza ku askush nuk po pranon përgjegjësinë.
s.zaimi
Comments
Besoj se truri i Rames eshte
Besoj se truri i Rames eshte i manipuluar dhe ai nuk eshte me ne gjendje te argumentoje por i mer gjerat si ja dergojne para tavolines.
Add new comment