Presidenti del në televizor
Presidenti i Republikës ka folur ekskluzivisht për Radio Televizionin Shqiptar. Kështu thuhet në një lajm të publikuar në faqen e këtij institucioni. Çfarë ka thënë ekskluzvisht Bajram Begaj?
Në thelb Asgjë. Vetëm i Samiti mbahet më 16 tetor dhe se ai është i rëndësishëm. Kushdo mund ta lexojë e dëgjojë vetë. Presidentin. Pse doli pra z. Begaj?
Arsyet janë triviale. Zoti Begaj shihet pranë presidencës në shoqërinë e dikujt që në plan të parë duket si truproja, por në fakt është Drejtori i ri i Përgjithshëm i RTSh-së, Alfred Peza. Kronika që nuk thotë asgjë e bën një punë: nxjerr në ekranin publik një shëtitje të dy mëdhenjve në bulevard, që ndoshta kanë qenë duke diskutuar për Këshillin e Sigurimit dhe Izraelin.
Nuk do shumë të kuptohet banaliteti i këtij lloj inskenimi që shpjegohet vetëm në planin psikologjik të protagonistëve. Sepse aty Lajm nuk ka, e as deklaratë. Thjesht janë dy njerëz të cilët i bashkon origjina dhe i ndan roli në episodin aktual: njëri flet, tjetri duket. Mjerane!
s.zaimi
Comments
Nuk u mor vesh se c'fare u be
Nuk u mor vesh se c'fare u be me parate e zeza para disa viteve qe u konfiskuan ketij Peza-venkut me syze qe i perdori per blerjen e nje banke private.
Add new comment