“Dora” e Iranit në sulmet ndaj Izraelit

Postuar në 09 Tetor, 2023 15:04

Sulmi i papritur i së shtunës ndaj Izraelit në fakt nuk ka qenë dhe aq i papritur. Mediat e huaja kanë nisur të raportojnë për përgatitjen e tij disa muaj para së shtunës së 7 tetorit.

Corriere della Sera shkruan se në “gjurmët” më të hershme të këtij plani janë në prill të këtij viti në Liban. Aty janë takuar një grup përfaqësues i Iranit dhe Hezbollahu me Hamasin. Po ashtu, një delegacion palestinez ka pritur Esmail Qanin, drejtues i Divizionit Qods, organizata iraniane për operacionet sekrete.

Takimi tjetër ka qenë në Bejrut, një javë më parë, sipas Ëall Street Journal, e cila u referohet disa burimeve anonime.

Një zëdhënës i Hamasit theksoi mbështetjen që ka marrë nga Teherani dhe presidenti Ibrahim Raisi ka folur direkt me liderin e kësaj lëvizjeje. Fillimisht ajatollahët kishin mbështetur Xhihadin Islamik, ata kishin nevojë për një instrument më të urtë se Hamasi, një parti me një bazë të madhe shoqërore dhe autonominë e saj. Konflikti i gjatë me Izraelin, dëshira e Iranit për të pasur një ndikim më të madh në Lindjen e Mesme dhe për të pasur një palë të aftë për të shqetësuar Jeruzalemin kanë favorizuar bashkëpunimin.

Teherani e përqafoi kauzën palestineze nga vokacioni dhe interesi për t'u paraqitur si një kampion i vërtetë, ndërsa shtetet e tjera preferuan t'i përkushtoheshin gjërave të tjera dhe madje të nënshkruanin pakte me "kancerin sionist", një nga përkufizimet e preferuara nga trashëgimtarët e Khomeinit për Izraelin.

Konflikti që nuk është shuar asnjëherë ofroi mundësi dhe aftësia iraniane për të menaxhuar veprimet klandestine e lehtësoi misionin. Irani ka dërguar sistematikisht armë, teknologji për të prodhuar raketa dhe fonde të rëndësishme. Në një fazë të caktuar ngarkesat arrinin në Sudan, për të vijuar drejt Egjiptit dhe prej andej hynin në Gaza përmes tuneleve.

Kjo rrugë është goditur disa herë nga Izraeli dhe në një farë mënyre është penguar edhe nga egjiptianët. Në vitin 2010, Mossad vrau Mahmoud al Mabhou, një nga blinduesit e fraksionit, në një hotel në Dubai.

Por kjo nuk i pengoi Brigadat Ezzedine al Qassam të zgjeronin arsenalin e tyre dhe ta përsosnin atë së bashku me taktikat e muxhahidëve. Raketat rudimentare Kassam u zëvendësuan me pajisje më të mira. Cilësia dhe sasia janë rritur falë ndihmës së çmuar iraniane së bashku me guerilët shiitë libanezë, mjeshtra të tjerë të luftës hibride. Inteligjenca është e bindur se dora e iranianëve ishte e përfshirë në planifikimin e sulmit të së shtunës, veçanërisht në mënyrën se si mbuloheshin përgatitjet dhe të stërviteshin njësitë sulmuese.

Aksi Hamas-Hezbollah-Iran mendonte se ishin pjekur kushtet për një mision të bazuar në katër shtylla:

  1. Hakmarrja për sulmet izraelite në Iran kundër vendeve strategjike.
  2. Dobësia e shtetit hebre për shkak të krizës institucionale.
  3. Pengesa për normalizimin e marrëdhënieve Izrael-Arabi Saudite
  4. Rrethimi i Izraelit me militantë të gatshëm për të goditur në rast të një konflikti midis Teheranit dhe Jeruzalemit. Kjo shpjegon furnizimin e vazhdueshëm me raketa, dronë dhe sisteme për t'u përdorur për aksione guerile, por edhe për manovra më të gjera. Një komplot që shtrihej nga Libani në Siri dhe më pas në Irak, baza e formacioneve të vendosura shiite, të gatshme për të vepruar sipas komandës ose për të shkaktuar provokime.

E gjithë kjo krijon një kuadër plot nuanca. Sipas një interpretimi, udhëheqja pro-iraniane e Hamasit e mishëruar nga Ismail Haniyeh, Saleh al Arouri dhe Mohammed Deif ka imponuar linjën e saj në krahasim me atë të liderëve më të afërt me Katarin dhe në marrëdhënie të mira me shërbimet egjiptiane. Në këtë drejtim duhen ndjekur lëvizjet e Katarit si financues kryesor i Gazës, një referencë politiko-fetare për Vëllazërinë, një aktor me ndikim të madh. Janë dinamika shumë elastike.

Dyshimet janë se Brigadat Al Qassam kanë krijuar kanale të privilegjuara me kontakte në Teheran. Ndoshta është e vërtetë ose janë thashetheme të përhapura nga kundërshtarët për të krijuar dyshime, por që nuk cenojnë unitetin e asaj që synohet në rajon.​

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.