Neutraliteti "i çuditshëm" i Shqipërisë në krizën e Kosovës

Postuar në 01 Tetor, 2023 21:20

Në krizën e tanishme mes Serbisë – dështimit te saj dhe Kosovës ka shumë dramacite dhe tension. Por turpi i takon Shqipërisë zyrtare. 

Askush nuk e kupton dot politikën e saj të jashtme në këtë pikë: linjëzim me BE-në thotë kryeministri që po bën çmos që deklarimet t’i ketë përherë me Kosovën objekt akuze. Dhe bashkëpërgjegjësie. 

Pas publikimit të pamjeve të stërvitjes së grupit të sulmit në Banjskë, nuk ka asnjë reagim zyrtar. As nga qeveria, as nga presidenti, i cili ka folur për herë të fundit më 24 shtator. Komandantin e Përgjithshëm mesa duket e kanë vënë në gjumë të të dhe kjo është poshtëruese për një vend anëtar i NATO-s që luan me terma më të moderuar ndaj Serbisë për Kosovën se të gjitha vendet e tjera. 

Misionet diplomatike të Shqipërisë nuk kanë asnjë qëndrim, asnjë like apo share në profilet e tyre në rrjetet sociale ku bëhet thirrje që Serbia të shpallet edhe shtet sponsor i terrorizmit. Apo ku përcillen opinione dhe qëndrime të ndryshme. 

Vallë kur ka ndodhur kështu më parë? Me aq sa mbajmë mend? Politika e Jashtme do të duhet në këto kushte të ishte çështje e sigurisë kombëtare, por kush do duhet ta shohë kështu, Bajram Begaj?

Nuk ka asnjë logjikë dhe arsyetim që të justifikojë neutralitetin kritik të Shqipërisë në këtë rast. Është shumë cinike dhe të bën të kuptosh se pse me të vërtetë nuk bëhet ky vend, kjo shoqëri që e urren sa më s’ka dinjitetin. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po cfare like apo share. Une them ti shajm me rob shpie serbet se ndryshe nuk lahemi me ta.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kopil i madh je o Noni. Nuk ta ben syri tërr.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.