Franca tërhiqet edhe nga Nigeri

Postuar në 25 Shtator, 2023 14:08

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi tërheqjen e trupave franceze nga Nigeri brenda dy muajve të ardhshëm, pas grushtit të shtetit në vendin e Afrikës Perëndimore.

Tërheqja ushtarake nga Nigeri vjen pasi trupat franceze u dëbuan edhe nga vendet fqinje, Burkina Faso dhe Mali. Në rajon, sentimenti anti-francez ka qenë në rritje, edhe për shkak të dështimit për të frenuar terrorizmin xhihadist në rajonin e Sahelit.

Presidenti francez njoftoi se Franca do të tërheqë menjëherë ambasadorin e saj, i cili ka qenë në arrest shtëpiak në ambasadën franceze në kryeqytetin Niamey.

Franca ka vendosur të tërheqë ambasadorin e saj. Në orët e ardhshme, ambasadori ynë dhe disa diplomatë do të kthehen në Francë”, tha Macron në një intervistë për kanalet televizive franceze.

Macron njoftoi se bashkëpunimi ushtarak midis Francës dhe Nigerit kishte "mbaruar" dhe se trupat franceze do të kthehen përpara fundit të vitit. “Në javët dhe muajt në vijim, ne do të konsultohemi me puçistët, sepse duam që kjo të bëhet në mënyrë paqësore”, shtoi ai.

Junta ushtarake, e cila erdhi në pushtet në korrik, i vuri ultimatum Francës për të tërhequr trupat e saj të përfshira në operacionet antiterroriste në Afrikën e Veriut. Franca në atë kohë u zotua të mos i tërhiqte trupat nëse kjo nuk kërkohej nga presidenti i rrëzuar i Nigerisë, Mohamed Bazoum. Në të gjithë bazat franceze në Niger janë gjithsej 1500 trupa.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.