Tri lëvizje gabim dhe Mat!

Ka dalë më në fund në një komunikim publik për të folur mbi situatën në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Përmes kësaj daljeje kushdo ka mundësinë të kuptojë se cili ka qenë skenari dhe çfarë ka ndodhur.
Vuçiç ka rindërtuar ngjarjen që sipas tij ka nisur në orën 02.40 përmes një tentative të një grupi serbësh për të krijuar barrikadë në Banjskë. Presidenti serb ka ecur më tej kur me një rol paradoksal prej drejtori policie ka shpjeguar se pas një konflikti është vrarë një polic i Kosovës, akt të cilin ai e ka dënuar disa herë.
Më pas z. Vuçiç ka kaluar në regjistrin e zakonshëm të viktimizimit për të dalë te kërkesa bazë: Asocacioni dhe kthimi i policëve serbë në Veri.
Pra çfarë ka ndodhur? Grupi i serbëve ka marrë urdhër të bëjë punën e zakonshme: barrikada dhe tension. Ka ndodhur që është vrarë një njeri dhe këtu të ashtuquajturat trupa profesionistësh kanë nisur të sillen si banditë. Kanë mësyrë me armë e mjete në një manastir me shpresën se aty do të jenë të mbrojtur. Vrasja ka qenë jashtë skenarit dhe kjo provohet edhe nga fakti se kur Serbia arrestoi tre policë shqiptarë muaj më parë, u kujdes që të mos cenoheshin fizikisht.
Vrasja ka hedhur në erë jo vetëm skenarin e djeshëm, por ka diskredituar thuajse përfundimisht strategjinë e përdorur, sepse tashmë Beogradi nuk ka sesi të mbrohet e çfarë të mbrojë. Mbarë bota perëndimore ka folur për një sulm terrorist. Edhe Borrelli. Vetëm Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama e kanë shmangur termin në fjalë.
Më keq akoma, sot Vuçiç përfaqëson një shpresë të humbur për serbët e Kosovës, pasi ishte ai që urdhëroi largimin e policëve nga detyra, duke humbur kontrollin në territor. Ishte ai që vendosi bojkotin e zgjedhjeve në Veri, duke humbur edhe përfaqësimin dhe sot, është po ky, që nuk di se çfarë t’u thotë njerëzve të vet që do dalin në gjyq për të marrë dënimin për aktet terroriste.
Zoti Vuçiç ka humbur edhe mundësinë që të jetë interlokutor i besueshëm për Perëndimin, sidomos kur me nje cinizëm të detyruar nga kapja me presh në dorë, nuk ka pranuar në asnjë moment të dënojë sulmin, por vetëm vrasjen e policit. Nuk ka parë se grupi i serbëve ka qenë i armatosur dhe me blinda, por vetëm disa serbë për të cilët përshkroi sesi janë vrarë.
T’i lëmë qëllimet se i dimë. Me gabimet dhe gafat çfarë do bëhet, apo Asocacioni, Asocacioni? Tani koha e kërkon që për Asocacionin të thuhet Prisni! Për ta kërkuar serbët mund ta bëjnë vetëm me protesta paqësore, si popull i civilizuar që janë. Kanë edhe mbështetjen e Tiranës.
Comments
Se pari, ngushellime te
Se pari, ngushellime te sinqerta per familjen dhe miqte e Afrim Bunjakut.
Se dyti, nuk ka asgje te mire nga keto qe ndodhin ne veri te Kosoves. Krijohen precedente dhe "deshmore" dhe vetem kaq mjafton per te pare se qielli eshte vrenjtur keq ne marredheniet shqiptaro-serbe. Po te shikosh pastaj se si gjermanet dhe francezet munden te fshijne nga mendja jo nje, por dy luftra boterore, kurse ne me serbet bejme derci verci ketu dhe 30 vjet, atehere dicka nuk shkon mire dhe nuk duhet te jemi optimiste.
Shqiptaret gjithmone jane akuzuar nga fqinjet si vegla te te tjereve. Ne fillim shikoheshim si vegla te turqve, italianeve, gjermaneve, etj., kurse tani shikohemi si veglat e Amerikes ne rajon. Perderisa kur iken turqit & co, shqiptaret ishin ata qe i paguan ne lekuren e vet bemat e turqve & co, i bie qe edhe kur te ikin amerikanet nga ky rajon ose BE te mos kete me pushtet, atehere shqiptaret te stigamtizohen prape.
Per keto arsye, jam i besimit qe dialogu Kosove-Serbi eshte i domosdoshem. Sot nuk ndodhi asgje e mire dhe uroj qe Albini te jete i hapur per dialog me Serbine, ku pika e pare eshte mireqenia dhe paqja ne rajon, pastaj cdo hollesi tjeter.
Kosova po izolohet, po varferohet dhe po behet e varur nga faktori nderkombetar. Mirepo SHBA nuk besoj se do te jete gjithmone ajo qe pame ne 199ten, kurse BE-s shqiptaret mire do te bejne te mos i zene kurre bese. Te tjeret do te ikin dhe do te vijne, por rajoni do te banohet gjithmone nga serbet dhe nga shqiptaret. Keshtuqe na pelqen apo nuk pelqen, na vjen mire a na vjen ndot, dialogu me Serbine eshte i domosdoshem.
A ndryshon serbi?
Pa u marre me populizma si mgushellimet per policet qe bien ne detyre, le te themi se deshmoret nuk krijohen. Qielli nuk eshte i vrenjtur per keta 30 vjet, qe ne historine serbo-kosovare skane asnje domenthenie. Shqiptaret me serbet nuk kane 30 vjet qe bejne terci verci, po kane nje histori qindra vjecare.
Jane qindra vjet represione, gjenocide, vrasje, djegie, shfarosje te shteveve e mbreterive serbe mbi shqiptaret.
Nuk ka asnej shans te zbutet urrejtja qe shqiptaret kane per cdo serb qe gjallon, derisa te dale nje qeveri serbe, qe te marre persiper te fajet qindra vjecare, qe te kerkoje falje me dore ne zemer (ose ta beje e detyruar nga cizmja e NATO-s siper qafes) ashti sic bene qeverite gjermane, pas luftes se pare e te dyte. Nuk ishin me te mire gjermanet e Hitlerit, po ishte cizmja e forte e ushtarit amerikan e sovjetik qe e detyruan qafen e trashe gjermane te ulet rrafsh me token. Nje si ajo cizme i duhet serbise sot qe kur ta shikojne veten duke mbjelle patate ne Sheshin e Republikes ne Beograd, sic mbillnin gjermanet para Raishatgut per te mos vdekur urije, te vere mend.
Nuk mund te jete mireqenia ne rajon pike e pare e Albin Kurtit. Albini eshte kryeministri i nje shteti ku mijera persona jane te zhdukur, me shume se 80% e popullsise u zhvendos se iu dogj shtepia nga ushtria e rregullt e shtetit komshinj. Mijera gra e vajza u cnderuan publikisht. Femije u hodhen ne zjarr e u shpuan me bajoneta.
Kush do paguaje per keto?
Heret apo vone, Serbia do paguaje. Mos i kerkoni Albinit te sillet si kryeministri i Luksemburgut kur i shkojne punet keq me Zvicren. Me ndihmen e Evropes, Shteteve te Bashkuara, dhe kujdo tjeter, Kosova duhet ta beje Serbine te paguaje haracet perpara se te mendoje per ndonje lloj tavoline.
Nese nuk ka nje ndihme te tille, besoj se do gjenden aq lek sa per te ndertuar nje mur te madh, e te mos mendosh fare cfare gjallese ka pas atij muri.
Kurre nuk mund te kete tavoline me serbet, nese nuk flitet perpara per gjakun e atyre shqiptareve qe Serbia u mori jeten.
Deri sot, une nuk kam pare e degjuar, as ndermjet ketyre qe te shkolluarit nga Tirana i quajne intelektuale te opozites serbe, qe te ndihet sadopak ne faj, qe i perket nje kombi, ushtria e se cilit ka prere ne fyt shqiptare, ka perdhunuar gra e vajza shqiptare, ka djegur gjalle gra pleq e femije, ka pushkatuar njeheresh qindra civile te pa mbrojtur.
E pra historia na jep plot Gjermane, Italiane, Japoneze (po marrim keta te fufterave te pakten) qe jane kane provuar ndjenjen e fajit, vetem se flasin te njejten gjuhe me kriminelet
Add new comment