Protestë masive kundër qeverisë properëndimore në Republikën Çeke

Postuar në 17 Shtator, 2023 23:13

Mijëra mbështetës të një partie opozitare pro-ruse në Republikën Çeke u mblodhën të shtunën në Pragë për të protestuar kundër administratës së qendrës së djathtë  dhe politikave të saj.

Protesta u thirr nga Lëvizja PRO, e cila ka një qëndrim nacionalist, pro-Moskës dhe antiperëndimore, raporton Euractive.

Sipas agjencisë së lajmeve CTK, rreth 10 000 njerëz morën pjesë në protestë. Ky është manifestimi I dytë i këtij lloji pas atij të një viti më parë, kur çmimet e energjisë në Evropë ishin në nivelin më të lartë.

Lideri i PRO, Jindrich Raichl, kërkoi që Praga të vërë veton ndaj përpjekjes së Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO.

“Ata janë agjentë të fuqive të huaja, njerëz që përmbushin urdhrat, kukulla të zakonshme. Dhe unë nuk dua më një qeveri kukull”, tha Raichl.

Republika Çeke ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës nën administratën aktuale. Ajo ka ndihmuar ushtarët ukrainas me tanke, raketahedhës, helikopterë, predha artilerie dhe furnizime të tjera.

Raichl vlerëson Viktor Orban, kryeministrin e Hungarisë, për iniciativat e tij nacionaliste dhe u kërkoi vendeve të Evropës Qendrore të bashkohen për të kundërshtuar Brukselin. Ai ka shprehu mbështetje edhë për Robert Fico, ish-kryeministrin e Sllovakisë, i cili ka mbajtur një qëndrim të ashpër antiperëndimor.

 

Comments

Submitted by Asterisk (not verified) on

Germo Tare germo!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.