Erdogan: Mund të ndajmë rrugët tona me BE-në
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka “ndarjen e rrugëve” me BE-në siç tha ai, pas publikimit të një raporti të PE-së për Ankaranë.
BE-ja po përpieqet të shkëputet nga Turqia. Ne do të bëjmë vlerësimet tona kundër këtyre zhvillimeve dhe nëse është e nevojshme ne mund të ndajmë rrugët me BE-në
citohet Erdogan.
Pala turke pretendon se raporti i fundit ndërtohet mbi gjetje të pabazuara, mbi paragjykime dhe disinformacion të kaluar nga qarqet anti-turke por ai është përmbi të gjitha edhe i cekët dhe jo-vizionar. Cilësimi i fundit është një paralajmërim serioz pasi Turqia ka një peshë shumë të madhe edhe në menaxhimin e fluksit migrator, një ndër sfidat më të vështira për BE-në. Dhe në këtë drejtim pala turke nuk është kursyer.
Në një periudhë kritike kur stabiliteti dhe siguria e kontinentit tonë janë në lojë dhe kur një dritare e re mundësie është hapur për të rigjallëruar marrëdhëniet BE-Turqi, ne e gjejmë iracional që BE-ja të sjellë në vëmendje të tjera çështje paralel me negociatat e pranimit që janë shtylla e marrëdhënieve BE-Turqi
citohet deklarata e palës turke.
Add new comment