Ka ardhur koha që Rumania dhe Bullgaria të hyjnë në Shengen
Bullgaria dhe Rumania duhet të pranohen në zonën Shengen. Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se dy vendet kanë dëshmuar se përkasin kësaj zone.
E kanë provuar: Bullgaria dhe Rumania janë pjesë e zonës sonë Shengen. Pra, le t'i pranojmë më në fund - pa ndonjë vonesë të mëtejshme.
Von der Leyen vuri në dukje se Bullgaria dhe Rumania kanë shfaqur praktikat më të mira për azilin dhe kthimet dhe, në të njëjtën kohë, theksoi se mbrojtja e kufijve është rritur.
Këshilli i BE-së e ka bllokuar pranimin e dy vendeve në Shengen pas kundërshtimit nga Austria dhe Holanda, të cilat e argumentuan qëndrimin e tyre me rritjen e migrimit të parregullt në territoret e tyre.
Austria vijon ende të mbajë të njëjtin qëndrim.
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, than ë një intervistë për Politico disa javë më parë se nuk e konsideron të padrejtë këtë qëndrim ndaj Bullgarisë dhe Rumanisë, pasi sipas tij “u drejtohet specifikisht atyre”.
Ndërkohë, edhe kryetari i Komisionit të BE-së, grupi politik pro-evropian dhe centrist në Parlamentin Evropian, Renew Europe, tha se Bullgaria dhe Rumania duhet të pranohen sa më shpejt në zonën Shengen.
Renew Europe tha se e drejta e lëvizjes së lirë brenda zonës po u mohohet pa arsye të justifikuara qytetarëve të Bullgarisë dhe Rumanisë dhe për këtë arsye pranimi i këtyre dy vendeve shihet si i nevojshëm.
Add new comment