Nis pazari për Belerin. Në kërkim "një grek i moderuar jashtë ndikimit të Berishës"
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se për çështjen “Beleri” ka në tryezë aktualisht një diskutim ndërkombëtar sipas saj, për të gjetur një zgjidhje të pëlqyeshme.
Sipas gazetës në fjalë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, po merr rreziqe në këtë rast për shkak se Beleri është një person që duket se është gati non grata në SHBA – nuk ka vizë amerikane – dhe se ai mbështetet nga një politikan non grata si Sali Berisha.
Gazeta shkruan se “në disa kryeqytete po diskutohet gjetja e një greku etnik “të moderuar”, jashtë ndikimit të Berishës”, por për momentin Athina nuk dëshiron të heqë dorë nga kandidati aktual.
Nga ana tjetër, në Athinë është kërkuar që të paktën Beleri të lihet të betohet, pavarësisht se është apo jo në burg, ndërkohë që për këtë çështje, gazeta vë në dukje, jo pa ironi dhe nënkuptim se SPAK është një krijesë amerikane, ndërkohë që “për të interesuarit”, njoftimi për zëvendësimin e emrave në KLP, ndodhet edhe në faqen e ambasadës amerikane. Çka nënkupton se Athina e ka të qartë se nuk mund të vërë në diskutim drejtësinë shqiptare, të paktën në këtë moment.
Comments
Ne cilat kryeqytete? Pse
Ne cilat kryeqytete? Pse Evropa i zgjidhka ne tavoline kryebashkiaket?
Por greket si popull nuk na konsiderojne te barabarte me veten. Per ta jemi barbare apo me keq turq te shqiptarizuar.
Si mundet Evropa te kerkoje nga Edi Rama te nderhyje ne prokurori?
Mos ua vere re sepse greket e
Mos ua vere re sepse greket e sotem jane arvanitas te shqiptarizuar. Pra jemi vellezer. Elena Kocaqi ka fakte.
Problemi eshte se njera pale duhet te shnderrohet si pala tjeter. E sa per turqit, ata jane large e nuk na hyjne ne pune.
Add new comment