TASS: MI6 me grup vrasësish ukrainas në Afrikë
Agjencia ruse e lajmeve, “TASS” raporton se shërbimi sekret britanik MI6 ka përgatitur një skuadër vrasësish profesionistë për ta përdorur për operacione sabotazhi në Afrikë.
Agjencia citon burime të vetat ushtarako-diplomatike, sipas të cilave në përbërje të një skuadrës me 100 veta bëjnë pjesë edhe pjesëtarë të grupeve nacionaliste ukrainase dhe atyre neonaziste, që do të synojnë parandalimin e bashkëpunimit mes vendeve afrikane dhe Rusisë.
Sipas të njëjtës agjencia, MI6 është ndihmuar në përzgjedhjen e personelit nga shërbimet ukrainase, një mënyrë e njohur kjo për të bërë punët e pista pa u ekspozuar vetë.
“TASS” madje zbulon edhe emrin e komandantit të njësisë sipas saj, Koloneli i Shërbimit Sekret të Ushtrisë, Vitaly Prashchuk, lindur në vitin 1980 dhe pjesëmarrës në luftime në rajonin e Luhanskut dhe Donetskut. Në vitin 2019 ai u zgjodh madje edhe deputet në parlament.
Add new comment