1 trilion lira për dëmet e tërmetit në Turqi

Postuar në 14 Gusht, 2023 16:12

Rreth një 1 trilion lira (37 milionë dollarë) do të japë qeveria turke për të rikuperuar pasojat e tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin në shkurt të këtij viti.

Nga buxheti i qeverisë turke do të dalin 762 miliardë lira, ndërsa pjesa tjetër do të jenë në formën e alokimeve për pushtetin vendor, agjencinë e punësimit İşkur dhe agjencinë e sigurimeve shoqërore SGK. “Ne llogarisim se shpenzimet e përgjithshme do të jenë rreth 1 trilion lira këtë vit," tha zëvendëspresidenti Cavit Yılmaz.

Përllogaritjet paraprake flasin për një dëm prej 104 miliardë dollarë. Tërmetet e shkurtit prekën drejtpërdrejt 11 provinca dhe më shumë se 14 milionë njerëz.

Kjo ishte një fatkeqësi e paprecedentë, e cila rezultoi në kosto që janë madje shumë të mëdha për shumicën e vendeve të zhvilluara”, tha Yılmaz.

Qeveria nuk po ndërton vetëm shtëpi të reja, por njëkohësisht po investon edhe në infrastrukturën e zonave të prekura nga tërmeti.

Ata që zgjedhin t’i rindërtojnë bizneset e tyre në të njëjtin vend ku kanë qenë, po mbështeten me grante nga qeveria.

Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë goditën më 6 shkurt 11 provinca në jug të Turqisë, duke u marrë jetën e më shumë se 50 000 njerëzve dhe duke lënë shumë të pastrehë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.