Lista Serbe: Tërheqja e njësive të posaçme në veri u hap rrugën zgjedhjeve të reja

Postuar në 30 Korrik, 2023 22:07

Lista Serbe e sheh çtensionimin e situatës si hapin e parë të domosdoshëm për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. Përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen kushtet për fushatë normale.

Në një atmosferë frike për mbijetesën dhe sigurinë e popullit serb, është e pamundur të zhvillohet një fushatë normale. Është e nevojshme që ato njësi të posaçme të tërhiqen, kjo është kërkesa e serbëve, kërkesa e Bashkimit Evropian dhe kërkesa e SHBA-së”, ka thënë Simiq për VOA pas një vizite që pati në Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilës theksoi se ka marrë mesazhe të qarta.

Kushti i vetëm i Listës Serbe për zgjedhjet në veri është tërheqja e njësive speciale të policisë nga ndërtesat komunale.

Në bazë të marrëveshjes së Bratislavës, qeveria e Kosovës e ka nisur tërheqjen e njësive speciale nga ndërtesat komunale në veri. Zgjedhjet për kryetarët e katër komunave me shumicë serbe pritet të mbahen në vjeshtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.