Mesazhe nga Pekini për “mirëkuptim strategjik” me ShBA-të
Pekini zyrtar ka dërguar mesazhe publike për nevojën e uljes së tensioneve me ShBA duke shfrytëzuar një takim të ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Henry Kissinger me presidentin Xi Jinping.
Ky i fundit ka vlerësuar “mikun e vjetër” për “kontributin historik në promovimin e marrdhënieve kino-amerikane dhe përmirësimin e miqësisë mes dy popujve”. Ai i është referuar vitit 1970, kur Kissinger nxiti dhe ndërmjetësoi një takim mes ish-presidentit Nikson dhe kreut të Partisë Komuniste Kineze, Mao Tse Dung, takim që revizionoi gjeopolitikën ndërkombëtare.
Mesazhet e Kinës lidhen edhe me faktin se analizat e Kissinger për një botë të realpolitikës dhe të rajoneve gjeopolitike si një fakt i pashmangshëm që diktohet nga raportet e forcës, përafron me strategjinë e Kinës për një botë shumëpolare. Edhe gjatë takimit të para disa kohëve mes sekretarit Blinken dhe homologut kinez. Wang Li, ky i fundit theksoi rolin dhe nevojën për “mençurinë e Kissinger dhe kurajon e Nikson”. Aktualisht Kina dhe ShBA janë në një rivalitet strategjik për tregtinë në Paqësor, ku Tajvani luan rolin e një casus belli.
Add new comment