Të drejtat e njeriut i injorojnë tashmë edhe në BE

Postuar në 18 Korrik, 2023 23:25

 Duket se autoriteti moral i dikurshëm i BE-së ka humbur dhe bashkë me të edhe e drejta e arbitrazhit dhe imponimi i standardeve. Në një opinion të publikuar së fundmi në “EuObserver” nënvizohet një kritikë nga brenda BE-së për OSBE-në, organizatën që jemi mësuar ta lidhim me certifikimin e zgjedhjeve në vende të ndryshme të botës. 

Autori, Michael Meyer-Resende, që drejton një organizatë në Berlin për pjesëmarrjen politike, thekson se OSBE është një organizatë që mbahet me paratë e shteteve të ndryshme, por të cilat nuk ia vënë veshin raportimeve të saj. 

Për ta ilustruar sillen rastet e Turqisë dhe Hungarisë, por edhe Polonisë dhe një vendi si Finlanda, qëndrimet e të cilave kanë vënë në krizë besimi jo vetëm OSBE-në, por edhe Këshillin e Europës apo Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. Finlanda p.sh është ndër vendet më pasive në zbatimin e vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, edhe cilësohet shpesh si vend me standarde të larta demokratike. 

Çfarë duhet bërë? OSBE, KE dhe organizata të ngjashme janë efektive kur merren seriozisht. Qeveritë mund të shpenzojnë para sa të duan mbi to. Por nëse ato e trajtojnë punën e tyre si procese dytësore, teknike dhe burokratike që nuk ndikon politikën, paratë janë çuar dëm. Që situata të përmirëoshet ka nevojë për ndryshime të mëdha në perceptimin se demokracia dhe të drejtat e njeriut në vende të tjera të Europës ka rëndësi për të gjithë. Ka rëndësi për sigurinë tonë afatgjatë

shprehet autori. 

Problemi me autoritetin e institucioneve të tilla, reflekton pra një rënie të rëndësisë dhe vlerësimit të të drejtave të njeriut si paradigmë e funksionalitetit të demokracive dhe për pasojë edhe mirëqenies së tanishme që duket se po merret si e dhënë një herë e përgjithmonë.

Dhe kjo mirëqenie e shumëfishuar në dekadat e fundit po gërryen edhe strukturën që e mundësoi sepse pushteti ekonomik i tjetërsuar tashmë, e ka të ngushtë kostumin e demokracisë së tanishme, e cila po lëviz gradualisht drejt lobikracisë. Kjo vlen edhe për mënyrën sesi BE-ja i qaset së fundmi rajonit të Ballkanit ku toleron drejtues që ndoshta deri më dje do t’i kishte kufizuar shumë më tepër. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.