Di kush gjë: cili ishte misioni i Ballkanit të Hapur?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2023/07/-640-0-61c1f4b4cef28_2023_07_01_21.jpeg?itok=gWQ_sUWA)
Këto dy ditë kryeministri Edi Rama deklaroi se Ballkani i Hapur si nismë e kreu misionin dhe tani fokusi duhet të jetë Procesi i Berlinit.
Është kohë e humbur me një gaztor si ky të nxjerrësh ato që ka thënë në tre vjet për këtë çështje, por pyetja që shtrohet është: cili ishte misioni i realizuar i Ballkanit të Hapur?
Çfarë u arrit konkretisht dhe çfarë fituan shqiptarët nga kjo nismë?
Nëse ka një bilanc është mirë që të publikohet, përndryshe mbetemi në kuadrin e llafeve. Paradoksi është se nisma u cilësua aspekt ekzekutiv i Procesit të Berlinit dhe sot shpallet se paska patur mision!
Për ata që ndjekin politikën e këtij vendi mund gë nxirret një përfundim: u mbyll siç nis çdo gjë që prek me dorë z. Rama! Pa bereqet dhe me llafe shumë.
Add new comment