Lojë propagandistike si në fillimet e pandemisë
Në sinkronizim me lëvizjet e Yevgeni Progozhin një njësi ushtarake vullnetarësh bjellorusë që janë angazhuar kundër invadimit rus të Ukrainës, kanë nisur të bëjnë thirrje për të mos lejuar që Bjellorusia të bëhet pjesë e luftës së brendshme të Rusisë.
Përfaqësues të Regjimentit Kastuś Kalinoŭski kanë nisur të flasin për përmbysjen e Lukashenkos, ndërkohë zhvillimet janë ende duke ndodhur dhe nuk ka gjë të paqartë. Tonaliteti është sikur çdo gjë është vendosur.
Ajo që të bën përshtypje është mënyra sesi po mbahet i gozhduar opinioni me lajme të pandërprera të përparimit të Prigozhin, të cilit as i përmendet më asgjë. Flitet me kilometra distancë nga Moska, për ndryshim pushteti e kështu me radhë, duke dramatizuar me paradhënien e një finaleje një ngjarje që ka ende se çfarë të tregojë.
Mënyra sesi po luhet propaganda të kujton fillimin e pandemisë kur në mediat perëndimore shfaqeshin njerëz që rrëzoheshin përtokë në Kinë, apo që varroseshin anës rrugës në Iran, diçka që u harrua sapo virusi ia behu në Kopshtin e Edenit. Një propagandë banale, gati rrugaçërore që as informon realisht dhe as sqaron diçka. Dhe pastaj autokratët kërkohen përherë gjetiu!
Comments
Eshte i pashmangshem gozhdimi
Eshte i pashmangshem gozhdimi i opinionit publik mbareboteror nga kjo ngjarje. Analistet politike nga me te njohurit dhe me te respektuarit po japin opinionet e tyre. Askush nuk mund te thote egzaktesisht se c'po ndodh. Te gjitha opsionet, deri edhe tek nje loje e sajuar, nuk perjashtohen. Nje nder njohesit me te mire te zhvillimeve politike ne boten ruse, thote : " me gjithe dekadat qe kam kaluar duke u marre me ish-BRRS e dikurshme, kam dale ne te njejtin perfundim si edhe paraardhesit e mi, qe jane marre me te, qe ne vitet 20-30 te shekullit te kaluar: nuk e kuptova kurre ate (boten ruse)". Prandaj, edhe njohesit me te mire te saj, ngurojne te perjashtojne qofte edhe hipotezat me spektakolare ne lidhje me rastin.
Add new comment