Kandarin në favor të Serbisë

Kreu i Politikës së Jashtme të BE-së Borrell është shprehur i alarmuar për ato që i quajti arrestime ekstraligjore të serbëve të Kosovës duke njoftuar se përshkallëzimin që po ndodh nuk do ta tolerojë.
Është i njëjti njeri që nuk e ka hapur dritaren e alarmit për rrëmbimin e tre policëve në Veri të Kosovës dhe konfirmon kështu se është në pozicion favorizues për Serbinë.
Borrell dhe Lajçak kanë një pikëpamje të tyren për daljen nga kriza, por kjo nuk po jep rezultat. Përkëdhelja e Serbisë po rezulton kundërproduktive dhe më e keqja, po çon zyrtarë të BE-së të bëjnë deklarata që janë jashtë tagrit të vet dhe ngrenë paragjykime mbi vendimet e institucioneve në Kosovë.
Borrell si të thuash ka hequr dorashkat dhe në këto kushte përveç kërkesës që të tërheqë deklaratat, ky njeri nuk do marrë shumë seriozisht.
Është vetëm një zyrtar i BE-së, jo një vendimmarrës.
Comments
Pse a po kujton se nuk i ka
Pse a po kujton se nuk i ka blie serbi edhe kta sic bleu Edi Romen a? Vec Albini asht patriot e ka me errah ate Vucicin. Prina Albin drejt fitores.
Nuk me takon te nderhyj po
Nuk me takon te nderhyj po ata te sojit tend vetem drejt Grazhdit mund te "prihen".
Grazhdi im more lum zotnia
Grazhdi im more lum zotnia asht mush vec nga bari i kopshtit tem. Po i yti?
Nuk kam. As grazhd as kopesht
Nuk kam. As grazhd as kopesht se nuk jemi fisnike si origjine. Aq sa kam mbushur e kam mbushur me pune.
Y
Qenka bere si Yuri Kim me PS-ne, Boreli me Serbine! Ka nje logjike ketu. SHBA i hoqi Kosoven Serbise, si pjese e saj qe ishte! Ashtu sic i hoqi SHBA, Shqiperine PS-se (apo PPSH-se) ne fillimin e viteve 90. Duke llastuar PD-ne , sic llastoi Kosoven! Tani ka ardhur koha per kompensim. Te favorizojne pak Serbine andej, sic po favorizojne PS-ne ketej! Sepse edhe PD-se dikur edhe Kosoves, SHBA i dha fuqine dhe mbeshtetjen! Tani duhet ndihmuar edhe pala tjeter deri diku per kompensim, logjike eshte!
Add new comment