Grenell: E morën në dorë europianët dhe ja ku jemi tani

Postuar në 20 Qershor, 2023 15:38

Ish-i Dërguari Special i SHBA-ve për dialogun Prishtinë-Beograd  Richard Grenell, ka fajësuar europianët për gjendjen e tanishme të krijuar në raportet mes të dyja vendeve. Në një intervistë për “Real America’s Voice”, Grenell ka theksuar se ndryshimi ka ardhur me administratën Biden.

Duhet të jem i sinqertë. Që nga momenti kur bëmë progress në vitin 2020 ne diskutuam idenë e tërheqjes potenciale të forcave të NATO-s nga Kosova. Ishte koha, ata nuk kishin se çfarë të bënin më aty. Të dyja palët ranë dakord për zhvillimin ekonomik, hapën kufijtë, ranë dakord për linjën ajrore Prishtinë-Beograd…Bëmë shumë progress por atëherë erdhi ekipi i Biden dhe vendosi të ndryshonte politikën në Ballkan. Ndaj, për tre vitet e fundit europianët kanë qenë në krye të procesit dhe ajo çfarë shohim është kaos, dhunë, konflikte dhe një rritje të pranisë së trupave në Kosovë. Këto janë fakte

është shprehur ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.