Drafti për Asocacionin, Kurti: Rama t'ia propozojë Vuçiçit për Luginën e Preshevës
Përpjekjeve publike të Edi Ramës për të popullarizuar draft-statutin i është përgjigjur sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që nuk ka hezituar të ironizojë nismën e homologut të tij nga Shqipëria. I pyetur mbi këtë çështje, Kurti ndër të tjera tha:
S’kam dyshim që kryeministri Edi Rama, beson që propozimi i tij i drafstatutit është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë krejt çka unë propozoj është që kryeministri Edi Rama, këtë draftstatut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më së largu në takimin e radhës për Ballkanin e Hapur për shqiptarët në Luginë. Patjetër që ai beson se është model i duhur, e këtë do të duhej t’ia bënte si propozim presidentit të Serbisë për shqiptarët në Luginë, aq më tepër që neni 8 pika 1 e Kushtetutë së Shqipërisë thotë se mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar kudo
Zoti Rama deklaroi dje në një aktivitet të Partisë Socialiste se propozimi i tij është pritur shumë mirë në kancelaritë perëndimore. Duhet thënë se në Kosovë nuk e kanë lexuar draftin dhe as u është dërguar, diçka që tingëllon absurde nëse marrim parasysh se z. Rama e justifikoi draftin me përgjegjësinë që ka ndaj kombit të vet.
Add new comment