Patrushev: Kievi ra dakord për marrëveshjen, por u pengua nga SHBA

Sekretari i Këshillit rust ë Sigurisë, Nikolay Patrushev, ka deklaruar se Ukraina ishte gati të firmoste marrëveshje paqeje me Rusinë në mars të vitit 2023 në Turqi por u ndalua nga SHBA.
Në mëngjes anëtarët e delegacionit ukrainas na dhanë propozimet e tyre gjatë negociatave dhe në mbrëmje thanë: jo, ne tërhiqemi.
Kjo ndodhi për shkak se SHBA kishte bërë presion mbi ta dhe u kishte thënë që nuk duhet vazhduar dhe mbajtur asnjë lloj negociate. Ka palë të interesuara në këtë konflikt, veçanërisht SHBA dhe Britania e Madhe
është shprehur ai.
Një çështje e tillë ka dalë disa herë edhe në media të caktuara amerikane që kanë shkruar për presion ndaj Kievit që të mos bëjë asnjë hap para me negociimin e paqes.
Add new comment