Pa hapësirë manovre
Kreu i qendrës serbe “Demostat”, Zoran Panović, citohet të jetë shprehur se Serbia aktualisht nuk duhet të hyjë në konflikt me KFOR-in në Kosovë, për shkak se do të jetë ky i fundit forca e sigurisë për serbët.
Problemi për Serbinë është se ndodhet në një hapësirë manovrimi që është shumë e vështirë të funksionojë. Mendoj se presidenti Vuçiç tha se serbët nuk duhet të hyjnë në konflikt të hapur me KFOR-in pasi këto janë forcat që duhet të garantojnë sigurinë e serbëve
është shprehur ai.
Është për t’u shënuar fakti se në Beograd kuptohet aktualisht fakti se lëvizja e Serbisë tashmë është minimale, për shkak se ajo është identifikuar si autore e dhunës në veriun e Kosovës, ndërkohë që duhet po ashtu mbajtur shënim fakti se pala serbe kërkon të shmangë «dhunën e hapur me KFOR», diçka që lë të kuptohet se Beogradi mund të angazhohet në një lloj lufte hibride në Kosovë.
Add new comment