Një fitore e thellë, por e pamjaftueshme

Postuar në 21 Maj, 2023 22:24

Demokracia se Re ka shumicën e votave në Greqi, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot. Megjithatë, sipas rezultateve paraprake kjo shumicë nuk do të jetë e mjaftueshme për të formuar qeverinë e re.

Me më shumë se gjysmën e votave të numëruara, Demokracia e Re konservatore ka epërsi me rreth 40.9%, duke mposhtur të majtën radikale Syriza, e cila qeverisi nga viti 2015 në 2019, që ka 20.1%.

Analistët thonë se partisë së Mitsotakis ka gjasa t’i duhen aleatë për qeverinë e re.

Por për shkak të sistemit aktual zgjedhor të përfaqësimit proporcional, 40%-shi i Demokracisë së Re nuk është i mjaftueshëm për të siguruar shumicën e 300 vendeve në Parlament, që do të thotë se ai duhet të kërkojë një partner koalicioni nga një parti më e vogël, ose të shkojë në një zgjedhjet e dyta.

Mitsotakis la sot të kuptohet se do të zgjedhë opsionin e dytë,raporton AP.

Zgjedhjet mund të përsëriten në fund të qershorit ose në fillim të korrikut dhe do të mbahen me një ligj të ri zgjedhor që i jep vende bonus partisë fituese, duke e bërë më të lehtë për të formimin e një qeverie më vete.

Me mbylljen e numërimit, pritet që Demokracia e Re të marrë 145 vende në Parlament, gjashtë më pak se shumica absolute.

Megjithatë, rezultati shihet si mbështetje për kryeministrin aktual Kyriakos Mitsotakis, administrata e të cilit është përballur me një skandal përgjimi, pandeminë Covid, krizën e kostos së jetesës dhe aksidentin hekurudhor vdekjeprurës në shkurt që shkaktoi zemërim publik.

"Është një diferencë e qartë, një fitore e qartë," tha Panos Koliastasis, Asistent Profesor i Politikës në Universitetin e Peloponezit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.