Kur “faqja e bardhë” lutej ta takonte “faqen e zezë”
Gjatë një interviste në studion e “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar ndër të tjera se nuk pranon të bëjë debat me Sali Berishën si një person non grata dhe mashtrues. Përtesj kësaj, z. Rama ka shprehur mesazhin e partnerëve perëndimorë që Sali Berisha duhet të dalë nga skena.
Po kështu kryeministri ka deklaruar se nuk ka dashur asnjëherë të bëjë debat me Sali Berishën pasi e ka ditur se ka qenë “faqja e zezë”.
Tani ta lëmë mënjanë ndryshimin natën të Kushtetutës, ta lëmë edhe bujtjen e papritur të Edi Ramës në tryezën e reformës zgjedhore kur ishte në opozitë, pas së cilës tregtoi një foto që i drejtohej me gisht Berishës për të thënë se unë jam lider.
Por kush kujton vitet e opozitës së PS-së, e mban mend sesi në një fazë të saj, z. Rama u obsesionua, i dha vlerë politike kryesore një takimi me z. Berisha. Të cilin donte ta vriste si autoritet duke u shfaqur si i barabartë. Pas takimit të restorant “Krokodilit” nën hyqmin e BE-së, pas talljeve në Parlament nga Berisha që shprehej se i kishte ndërhyrë edhe Nard Ndoka për një takimi, pra për një foto, z. Rama e arriti këtë fitore me takimin për negociatat për Presidentin, ku ai shfaqet në një fotografi si sfidues.
Kush e ka takuar menjëherë pas atij takimi e di shumë mirë sesa entuziast ishte ky njeri për fitoren që kishte arritur pse kishte detyruar “faqen e zezë” që ta begeniste dhe ishte ky kompleks, i kultivuar te teoria e tavolinave opozitare të asaj kohe që “Ramës i duhen të Fortët” për të marrë pushtetin që e çoi mandej tek aleanca më e pistë e pluralizmit shqiptar, ajo me Ilir Metën.
Përrallat e këtij sahanxhiu të pushtetit që thotë sot, për të shitur idenë se është parimor dhe moralist në politikë nuk i ha kush sepse nëse ka një politikë të kushtëzuar nga llumi në këtë vend, është kjo e zotërisë në fjalë.
Comments
Aleanca e piste me Ilir Meten
Aleanca e piste me Ilir Meten? Normailisht dy parti te majta jane te denuara te bejne aleance per te qeverisur. Anormale eshte aleanca midis dy partive "oposte". Si psh midis Ilirit dhe Sales. Ketu nuk ka nevoje per shume mend qe te kuptosh se eshte e piset. Por ketu juve ju thahet peshtyma. Pak uje?
Na thahet pështyma? Nga Ju
Na thahet pështyma? Nga Ju dhe morali juaj!?
Add new comment