Borissov propozon Komisioneren e BE-së për Inovacionin, Mariya Gabriel për kryeministre të Bullgarisë

Postuar në 10 Maj, 2023 12:35

Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borissov, ka njoftuar se partia e tij e qendrës së djathtë, GERB, do të propozojë Komisioneren Europiane për Inovacionin, Mariya Gabriel si emër për detyrën e kryeministrit.

Propozimi po shihet si një farë zgjidhjeje për bllokimin politik të krijuar në vend pas pesë zgjidhjeve që nuk kanë dhënë ende një emër për drejtimin e qeverisë. Aktualisht Borissov është në përplasje me partitë opoziate me kauza të antikorrupsionit, ndërkohë që në eventualitetin e një mosdakordësi, mediat raportojnë se plani B i tij është koalicioni me partinë etnike turke. Propozimi i Borissov është përshëndetur nga presidenti i Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.