Zgjedhjet në Kosovë, Serbia detyrohet të zgjedhë bojkotin në vend të tensionimit

Postuar në 23 Prill, 2023 17:37

Sa i takon aspektit të sigurisë, aspektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë zgjedhje të suksesshme. Nuk pati asnjë incident apo problem të vogël. Aspekti politik, është gjë shumë e keqe që shtetasit tanë të nacionalitetit serb, për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të Beogradit e strukturave kriminale të tij, nuk kanë marrë pjesë. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë marrë pjesë. Megjithatë, nëse shohim aspektin ligjor, zgjedhjet janë të suksesshme dhe rezultat i këtyre zgjedhjeve do të jenë institucione e zyrtarë që do t’i shërbejnë qytetarëve të Kosovës

Kështu është shprehur ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, që ka njohur me bojkotin serb një defiçit demokratik të tyre.

Mirëpo pyetja që ka më shumë rëndësi është se pse kësaj radhe në Veriun e Kosovës, Beogradi zgjodhi Bojkotin dhe jo tensionimin?

Burime të ndryshme raportojnë se lëvizja ka të bëjë në fakt edhe me veprimin e shpejtë të Prishtinës gjatë krizës së para disa muajve, ku policët serbë në komunat e veriut dhanë dorëheqje në mbështetje të një kolegu të tyre. Ky vakum u plotësua nga qeveria në Prishtinë që dërgoi qindar policë shqiptarë në postet e kolegëve serbë duke marrë tashmë kontrollin në territor. Ky ishte një gabim i padukshëm politikisht i Beogradit që tani ka kaluar në planin e bojkotit, pasi nuk ka më mundësitë dhe momentin e duhur për të kërkuar tensionim. Ndaj procesi i sotshëm ka rëndësi edhe si afirmim të sovranitetit faktit të Kosovës nga Prishtina që na thotë se Durimi fiton mbi Spektaklin.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.