Stoltenberg: Nëse Kina furnizon me armë Rusinë, do të bëjë një gabim historik

Postuar në 05 Prill, 2023 17:13

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se nëse Kina vendos të furnizojë me armë Rusinë, do të bëjë një gabim historik.

“Kina do të bënte një "gabim historik" nëse vendos të furnizojë Rusinë me armë vdekjeprurëse për ta ndihmuar atë të luftojë luftën e saj në Ukrainë”, tha sot Stoltenberg, duke shtuar se një veprim i tillë nga Pekini do të kishte "pasoja të thella" në marrëdhëniet me vendet perëndimore.

Duke iu referuar njoftimit të fundit nga Kremlini, se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi, Stoltenberg tha se Rusia i ka bërë një premtim bosh Kinës dhe shtoi se ajo që duhet mbajtur nën vëmendje është se çfarë po bën Rusia.

Vetëm disa ditë më parë, Rusia dhe Kina deklaruan së bashku se nuk duhet të vendosin armë bërthamore jashtë kufijve të tyre.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.