Pagesë 7 miliardë $ taksë "pasurie dhe dhuratash"
Një miliarder i panjohur rezulton mes të dhënave të Thesarit në SHBA. Mes raporteve të përditshme për transaksionet financiare, më 28 shkurt 2023, drejtori i asociuar i analizës së buxhetit në Penn Wharton Model Budget, John Ricco, gjeti diçka intriguese: qeverisë i është paguar një taksë për "pasuri dhe dhurata" në shumën prej 7 miliardë dollarësh.
Kjo është deri tani taksa më e madhe e pasurive dhe dhuratave që nga viti 2005.
Shuma e madhe çon në konkluzionin se kjo lloj pagese mund të bëhet nga një prej 10 amerikanëve më të pasur.
Bazuar thjesht në shkallën e taksës mbi pronat prej 40 për qind, kjo do të thotë se pasuria ishte 17.5 miliardë dollarë.
Megjithatë, përmes përjashtimeve dhe skemave të ndryshme të shmangies, është e mundur që pasuria të vlerësohet deri në 35 miliardë dollarë.
Si shpjegohet kjo pagesë? Një opsion është që një miliarder po bën dhurata "të vogla" tani për të shmangur taksimin e pasurisë pas vdekjes.
"Një tjetër shpjegim i mundshëm është se shumë të pasurit mund të kursejnë taksat duke bërë dhurata të tatueshme", shpjegon profesori i ligjit të taksave, Ray Madoff.
"Dhuratat janë pa taksa, që do të thotë se 7 miliardë dollarë nuk i nënshtroheshin taksave - duke i kursyer donatorit rreth 3 miliardë dollarë taksa më pak nga sa do të kishte paguar nëse do t'i mbante deri në vdekje."
Miliarderi në fjalë mund të jetë një person që ka vdekur kohët e fundit dhe pasuria e tij po vonon të ndahet. Në këtë pikë, mundësitë janë disa. Por shpjegimi më intrigues, i propozuar nga Gabriel Zucman i Universitetit të Berkley për Quartz-in, është se mund të jetë "një person shumë i pasur që i mungonte Forbes".
Add new comment