Tanzania konfirmon shpërthimin e virusit “Marburg”

Postuar në 22 Mars, 2023 23:17

Në Tanzani u konfirmuan të martën rastet e para të sëmundjes që shkakton virusi Marburg. Konfirmimi erdhi pas analizave të kryera lidhur me disa raste vdekjesh në rajonin veriperëndimor Kagera.

Laboratori Kombëtar i Shëndetit Publik të Tanzanisë analizoi mostrat për të përcaktuar shkakun e sëmundjes pasi tetë persona zhvilluan simptoma, si ethe, të vjella, gjakderdhje dhe probleme me veshkat. Pesë nga tetë rastet, përfshirë një punonjës shëndetësor, kanë vdekur dhe tre të tjerët janë nën monitorim. 

OBSH po asiston Ministrinë e Shëndetësisë për të vendosur një ekip urgjence në Kagera, ku do të kryhen hetime të mëtejshme epidemiologjike. Kjo është hera e parë që në Tanzani regjistrohen raste tëMarburgut. Megjithatë, epidemitë e kanë sfiduar shpesh sistemin e saj shëndetësor. Brenda tri viteve të fundit, Tanzania është përballur me COVID-19, kolerën dhe dengën. Një vlerësim strategjik i rrezikut i kryer nga OBSH në shtator 2022 tregoi se vendi është në rrezik të lartë deri në shumë të lartë për shpërthime të sëmundjeve infektive.

Virusi Marburg njihet për shkallën e lartë të virulencës, shkakton ethe hemorragjike dhe fatalitet në 88% të rasteve. Virusi është në të njëjtën familje me virusin Ebola. Sëmundja e shkaktuar nga virusi Marburg fillon papritur, me temperaturë të lartë dhe dhimbje koke të forta. Shumë pacientë zhvillojnë simptoma të rënda hemorragjike brenda shtatë ditëve. Virusi transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës dhe përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të njerëzve të infektuar apo sipërfaqet ku ato kanë rënë. 

Deri tani nuk ka vaksina apo trajtime antivirale të miratuara për të trajtuar virusin. Megjithatë, kujdesi mbështetës - rihidratimi me lëngje në rrugë orale ose intravenoze - dhe trajtimi i simptomave specifike, rrit shkallën e mbijetesës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.