Dil nga gara për Kryeministër!

Postuar në 03 Mars, 2023 22:53
Skerdilajd Zaimi

 

Sot ka shumë njerëz në Shqipëri, e me gjasë edhe në trupin diplomatik që janë të gëzuar. Të gëzuar për poshtërimin publik që iu bë një burri 78 vjeçar, të cilit i morën një vulë të cilën dikur as e quante dhe të cilën siç thuhet dikur edhe arriti ta plaçkiste. 

Janë të gëzuar për të gjitha arsyet e mundshme, por shumica nga urrejtja personale. Kryeministri i pari sepse sheh te Sali Berisha një pikë singulariteti të frikës patologjike që ka patur dhe të faktit se detyrohet sot të jetë sërish përballë tij, në të njëjtin nivel diskreditimi publik. 

Të tjerët pas tij, sepse nuk duan dikë mes parave të vjedhura dhe drejtësisë, të cilën mund ta mbajnë më lehtë në kontroll dhe blejnë.

Ambasadorët që kanë nisur të shijojnë radhiqet e dështimit të tyre dhe poshtërimit që u është bërë në një skenë ku nuk u takon të hyjnë. 

Por i vetmi që është gëzuar dhe ka fituar diçka është Lulzim Basha. Duke ndenjur, duke qeshur, duke rritur masën e vet si morr politik që ka përherë një kokë ku të nginjet. 

Kryeministri ka qetësur frikën e vet, por e di shumë mirë se ky vendim, drejtësi nuk është dhe se deformimi i tij kalon si faturë e një kompromentimi të gjykatës. Mundet të mos reagojë askush sot, as nga BE-ja, e as nga ShBA-ja, sepse do thonë se opozitë ka, për sa kohë ka Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, por garë Jo. Partitë janë organizime vullnetare, jo objekte për t’u legalizuar, ndaj është e qartë se kjo që ka ndodhur është katërcipërisht një atentat i pastër juridik. 

Por të mos harrojmë se sot përgjegjës i kësaj që ndodhi është Sali Berisha, që po provon gjellën që gatoi vetë ndër vite. Është ai që e solli Lulzim Bashën, Alibejan e të tjerë. I mbrojti, i punoi, i drejtoi si manekinë duke injoruar jo vetëm ca parime bazë, por edhe nevojat jetike të një vendi për të patur të paktën një opozitë reale. Zoti Berisha ndërtoi fasadën e një opozite që e drejtonte vetë, për të humbur kështu rrugës timonin. E megjithatë ndëshkimi i tij politik i duhej lënë votës, jo gjykatës. Kush gëzon sot duhet të kujtojë procedurën e fletëve të votomit të kontestuara, apo thirrjet “hap kutitë ose largohu” për të kuptuar se çfarë do të thotë ta kalibrosh pluralizmin në gjykatë. 

Dhe është vota e 14 majit që duhet mbajtur në krye të mendimit opozitar, që ka përballë vetëm një njeri, asgjë tjetër. Një kalbësirë politike që kutërbon më shumë sesa bëmat e një 78 vjeçari, ymri i të cilit tashmë është në domenin e ironisë së historisë. 

Opozita ka detyrimin të përgatitet për zgjedhje, në formacionin më të përshtatshëm, qoftë edhe në formën e një symahie, për të dhënë mesazhin që mekanizmat e sistemit nuk mund të zhbëjnë prerogativën bazë të tij. Mandej, z. Berisha duhet të bëjë të qartë publikisht se nuk është ai emri që garon për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nëse nuk e pranon dot personalisht, përvoja duhet ta këshillojë se personi i tij është shndërruar në alibinë e fundit të atyre që nuk votojnë por që e urrejnë qeverinë aktuale. 

Mjafton të shohësh se çfarë gazetarie e pështirë mobilizohet kundër tij për të kuptuar se deri ku janë të gatshëm ata që po zhvatin çdo gjë për të ecur me kartën “ne dhe Berisha”. 

Në fund z. Berisha duhet të largohet nga gara edhe pse nuk është më i përshtatshëm për atë detyrë, duhet të davarisë çdo hamendësim se ai do të jetë sërish në timon. Dhe duhet të jetë i qetë: kjo është fatura më e ndershme në botë, e krijuar vetëm prej tij. Përndryshe, Shqipëria ka probleme të mëdha përpara, nga ato që nuk janë njohur deri më tani. Kushdoqoftë Edi Rama, mbështetësit e tij ndërkombëtarë dhe partia e kriminelëve të Shqipërisë, monopolizimi i pushtetit në këtë pikë lë vetëm një rrugë reagimi efektiv. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

...duhet te largohet... Duket sikur e thu duke qare. Cfare ka per te qare?Thjesht te largohet. Te marre me vete gjithcka qe perfaqeson, ashtu sic mori nga zyra e vet si president videot ne 97. Ta lere opoziten te marre fryme lirshem e te shohe perreth e te behet koshiente. Se sot opozita ngado qe kthehet i del para ky si kukudh. Thjesht te largohet. Jo si humbes. As si fitues. Si njeri normal qe i jep mundesi te tjereve te shprehin cfare mund te bejne. Kaq e thjeshte eshte. Te tjerat jane hartime.

Submitted by redaksia on

Te largohet si politikan se ikja eshte akt politik. Sa per ata qe mezi po presin te ike ky se e kane koken plot me ide, por s'po i shprehin dot, sinqerisht ky ka bere mire qe u ka ardhur anes asaj skote skuthesh qe jane si glasat, mbajne ere dhe te neverisin, por thone se jane shans. 

Submitted by Www (not verified) on

Bravo

Submitted by dori (not verified) on

Qellimi kryesor i Rames ka qene dhe mbetet eleminimi politik i Sali Berishes, i Partise Demokratike te Sali Berishes. Berisha u shpall nongrata, pikerisht, sepse Rama dhe mbeshtetesit e tij i druheshin reagimit te Sali Berishes dhe mbeshtetesve te tij. I thashe keto te verteta qe i dime te gjithe, si kundervenie ndaj argumentit hileqar : Berisha eshte pengese qe PD-ja te vije ne pushtet, ndaj duhet te ike! Ky argument eshte argumenti kryesor i Bashes, Alibeajt dhe mbeshtetesve te tyre; ky argument, per ironine e gerditshme, perdoret vazhdimisht edhe nga te gjithe kundershtaret e PD-se, nga analistet e socialistes dhe , qe eshte edhe kulmi i kulmeve edhe nga vete Rama me ballat e tij ... aq shume u dhimbet PD-ja ketyre qe e urrejne ate !!!
Eshte e vertete qe Berisha solli Bashen dhe Alibeajn ne PD dhe qeverine e tij, sa c'eshte po aq e vertete qe ka sjelle pafund te tille tipash jo vetem ne PD. Ky eshte brumi me te cilin te gjithe ne vend te tij do te ishin te detyruar te gatisnin buken e pushtetit; ky eshte brumi shqiptar. As Basha as Alibeaj nuk e kane malinjitetin te lindur; eshte budallallek te ndertosh argumente mbi keto idiotesi; malinjiteti i tyre lindi nga zgjedhjet e tyre te gabuara, te diktuara sidomos nga rrethana e nje pushteti agresiv korruptues, cka nuk i justifikon natyrisht ne zgjedhjet e tyre te denueshme.
Ashtu si ne kohen e diktatures moniste, kur efektit te propagandes nuk i shpetuan as kundershtaret e shpallur te saj, edhe sot ne autoritarizmin e Rames efektit te propagandes se tij, nuk i shpetojn as shume nga kritiket e tij te njohur publik.
Nje tregues i ketij efekti eshte adoptimi i argumentit "Berisha duhet te hape rruge" ...! Duke e permbledhur kete argument e perdorin: Rama, Basha, analistet e Rames, analistet e Bashes, disa nga analistet kundershtare te Rames dhe disa nga analistet kundershtare te , proBashes, analiste e gazetare proqeveritare dhe antiqeveritare, dhe te mos harrojme edhe ata te te nderuarit pordhace te zones gri!
Cfaredolloj argumenti qe te perdorin ata kritike te Rames dhe qeverise se tij, porqe duan edhe qe Berisha te hape rruge, bie poshte vetvetiu nga vete fakti qe Berisha shihet si pengesa kryesore nga Rama, per rehatine e pushteterimit te tij; prandaj edhe eshte targeti kryesor i tij.

Submitted by Arben Demo (not verified) on

Qëllimi i vetëm i Ramës qe i siguron atij pushtetin autokratik qe te bej çfarë te dojë me Shqipërinë, është dhe mbetet eliminimi i OPOZITËS....Saliu e ka eliminuar veten me mendjen e tij te mbrapsht kur vendosi te pronësoj Partine Demokratike. Ed/Edvini mund dhe tja linte Vulën Saliut...prape ai nuk rikthehet ne pushtet deri sa ka një grupim tjetër qe mbledh pak vota ..por qe mjaftojnë e qe Edi te mbetet ne pushtet. Në mitingun ne Stadiumin Kombëtar tha qe do Hapte e Reformonte Partine.... do kthente Votën e Lirë, por nuk bëri asgjë sepse është kundër tyre.....e pastaj ....flet për demokraci e thyen selinë e PD-së....
Prandaj Dorian dhe ti me shokë që doni o Saliun ose qametin mos u ankoni sepse ai është fajtori kryesor per gjendjen e opozitës dhe shkatërrimin e vendit nga pervers Edvin..
Sa për luftën me Lulëzim askushin me shoke është ai përgjegjës ... nuk ja vlen të flasim

Submitted by cuf dabjoni (not verified) on

Jo vetem nga Kryeministerlleku se per te gjykimin e mori ne 2013 me me pak se 30 % por dhe nga drejtimi i perjetshem i PD-së... qe duhet vu ne Statut qe askush ji me shume se dy here.

Submitted by Qerrja e Tait (not verified) on

Ne gjithe keto te "verteta" qe ke shkruar me e rendesishme eshte dashuria jote e pa zevendesueshme per Salih Bishen
Si malok qe je, ke te drejte. Por mohoni nje realitet qe, ne gjyqin per vulen e PD se, ne seance ishin diplomate te trupit Diplomatik te SHBA.
Pra, kur nuk keni c'fare te shfryni kundra tyre mos i lehni Rames. Ju, kori i sorrave te qoftelargut e pushtit plak Salih.

Submitted by dori (not verified) on

Nese ne vend te Sali Berishes - tropojanit, malokut, shpellarit - te ishte ndokush tjeter (nga nahija e poshtme), natyrisht qe shume nga keta qe thone qe "Berisha duhe te hape rruge" do thoshin te kunderten! Aspekti krahinor i lidershipit te PD-se ka qene dhe eshte arsyeja e vetme, dhe kryesore, per shume nga keta "Berishe-hape-rrugesit".
E mbani mend sesi Berisha u zgodh kryetar i PD-se ne '91-shin?! - Me vote! Maloku Sali Berisha u zgjodh me vote! "Tte kulturuarit nga nahija e poshtme" ne PD desh t'i perjashtonin maloket Hajdari , Berisha nga lidershipi i PD-se! I mundi me vote! I turperoi me vote! Dhe ishin intelektuale te ndaruar rrufjanet! Kjo ka ndodhur ne PD atebote, dhe eshte perseritur ne kohe me pas. Mekati me i madh i Sali Berishes, esht origjina e "gabuar" e tij. Le te thuhet te gjitha mekatet e tjera, qe per nje pjese te mire te tyre jam shume dakort, por ky eshte mekati kryesor. Askush nuk e pranon, sepse eshte si njelloj tabuje logjike, intelektuale, kozmopolite... pikerisht kozmopolite; dhe ata qe mese shumti e urrejne per mekatin e prejardhjes krahinore, jane pikerisht kozmopolitet, te cilet, per paradoksin e neveritshem, do te duhej ta hidhnin poshte nje ndjesi te tille. Keta kozmopolite nuk jane vetem te majte; ka shume syresh te djathte, wannabe te djathte, dhe shume e shume pordhacer te zones gri.

Submitted by cuf dabjoni (not verified) on

Sala u zgjodh Kryetar I PD me vetem nje vote Tropojani te Saliut....tropojani tjeter Azemi votoj pèr Azemin
per Saliun votuan dhe 8 te tjere ramizista e sigurimsa...nuk ja vlen ti permendim ata qe jemi te sigurtè.
Sot vetem nè Keshillin Kombetar jane mbi 20 perqind tropojan e krushqi e tyre....
Saliu duhet te shporet qe te shpetoj Shqiperia e te rrezohet Rama e te rikthehet pluralism.
Lus deshmitaret e atyre viteve e te mevonshmit te mos largohen nga kjo bote pa deshmuar per komunistin prapanik e krahinalist Sali Berisha

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.