Nën hetim për vonesë në karantinimin e Lombardisë gjatë pandemisë
Ish-kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte është vendosur aktualisht nën hetim për vonesa në reagimin ndaj pandemisë së CoVid-19 duke sjellë për pasojë 4000 vdekje që mund të ishin shmangur. Pas tre vjetësh hetime, prokurorët e Bergamos e kanë akuzuar Conten dhe 16 zyrtarë të lartë të qeverisë së tij, përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza për refuzim të këshillave të shëbndetit publik për imponimin e kufizimeve në zonën e prekur nga CoVid-19.
Qeveria e Contes priti deri më 7 mars për të vendosur karantinën në rajonin e Lombardisë, javë pasi këshilltarët e shëndetit publik e kishin këshilluar për të vendosur karantinën në zonën e Val Serianas.
Nën hetim është vendosur edhe kreu i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana.
Add new comment