Ninulla e fundit e intelektualëve/Rama është ndryshe nga Berisha

Postuar në 21 Shkurt, 2023 16:29

Një nga gjërat që do ta kisha pritur nga Rama për risitë që solli në qeverisje ishte që t’i kthehej kushtetutës dhe t’i kthehej duke pranuar gabimin, ashtu si ka bërë një lider tjetër i Partisë Socialiste. Ne jemi në një depresion politik dhe nuhas gjëra të këqija dhe të rënda

Kështu citohet të jetë shprehur në një intervistë historiani Pëllumb Xhufi. Tani meriton vëmendje konstatimi i z. Xhufi për “risitë në qeverisje të z. Rama” pasi është me të vërtetë shumë e vështirë të gjesh ndonjë dallim mes të dy njerëzve të politikës, pra Ramës dhe Berishës.

Zhvillimet kryesore në qeverisjen e Berishës njoftoheshin në mbledhjet e ekzekutivit ku ai fliste vetë. Zhvillimet kryesore në qeverinë e z. Rama njoftohen nga Facebook, madje edhe qëndrimet për politikën e jashtme.

Koncesionet dhe vendimet e rëndësishme ishin VKM, pra vendime kolektive dhe akte parlamenti, për të cilat përgjegjësia shumëfishohet. Si atëherë, ashtu edhe tani.

Horra dhe lavire bulevardi, thoshte dikur z. Berisha. Një koment i tepruar dhe me ndikim në politikë. Z. Rama e shpalli Becchettin evazor me një tuiter.

Ligjet, vendime, kushtetuta, vetë ndryshimet e saj, emërimet në Drejtësi, reformat në këtë të fundit, janë tagër i z. Rama dhe dy apo tre njëerëzve që kanë qenë afër tij. SI ndodhte në kohën e z. Berisha? Ndryshe? Jo, por me një dallim pozitiv se të paktën procesi I përzgjedhjes së kandidaturave ishte më metodik dhe kontrollues.

Të kujtojmë po ashtu se z. Berisha pati konflikte të hapura me Prokurorin e Përgjithshëm dhe Presidentin, kryetarin e KQZ-së e kështu me radhë. Z. Rama ka patur me Presidentin, të cilin e përçmon nga premisa e një qytetari dhe artisti që njeh botën e madhe dhe që nuk e meriton këtë mejhane që quhet Shqipëri.

Por pastrimi në drejtësi dhe spostimi i të gjitha balancave të pushtetit nuk I lë gjë mangët përpjekjes së z. Berisha dikur që megjithatë e moderonte veten kur vinte pun ate kompromisi. Në dallim nga z. Rama që e poshtëron veten sa herë Vetja ka nevojë për diçka.

Po partitë dalllojnë? Po dallojnë. PD-ja është një grupim rreth një njeriu. PS-ja është një grupim oligarkësh politikë me në krye një njeri të vetëm, me të cilin kanë rënë dakord për vendimin strategjik: Votime nuk ka!

Ndoshta stili në komunikim ndryshon disi, por të jemi fare të kthjellët: agresioni verbal i z. Berisha më 21 janar, nuk përfaqëson ndonjë vullnet të kundërt nga Panegjiriku prej Ponc Pilati I Edi Ramës për Saimir Tahirin, të cilin ia vuri Partisë ta vajtonte për së gjalli politikisht.

Në këto rrethana kur njerëz me profil publik si z. Xhufi bëjnë konstatime të tilla është e udhës të marrim mesazhin e vetëm të qartë: ndoshta instinktivisht, elita intelektuale e këtij vendi është vetëm e vetëm me një krah, do shpikë e do stërshpikë artifica, do bëjë publicitetin e civilizimit përkundrejt vulgut të krahut tjetër, do mbrojë atë histori që do, për të relativizuar atë që nuk do, do sorrollatet e do sorrollatet pa ndalim për të vënë në dukje se timonin duhet ta mbajë ajo që e ka mbajtur përherë. Dakord, nuk ka ndonjë gjë të habitshme. Por vetëm për dallime dhe risi është e udhës të mos flitet në këtë vend, sidomos në politikën e feudalëve dhe bejlurçinës që nuk dallojnë prej njëri-tjetrit askund, veç në ngushtësinë shpirtërore që shkon në proporcion me pjellorinë e djallëzisë që shtihet në punë sa herë nevoja e zullumit thërret. Dhe këtu është e vetmja dritare prej nga ku karakteret thërrasin. Tjetër punë kush do të shohë e kush jo.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Horra dhe lavire bulevardi, thoshte dikur z. Berisha. Një koment i tepruar dhe me ndikim në politikë. Z. Rama e shpalli Becchettin evazor me një tuiter."
Horra dhe lavire jane fjale te ndyra, por qe jemi mesuar ti degjojme perdite nga lideri juaj. Cuditerisht sna bejne pershtypje.
Evazor eshte akuze.
Mund te kishe gjetur krahasime me te pershtatshme. Nje kryeprokurore qe guxoi te bente detyren me nje mafioz.
Argumenti: njeri nga ata shoket tuaj,(andi sdi se kush) merr cdo muaj 18 milion leke pikerisht (nuk e di pse ) nga Becchetti, ndoshta vetem qe ju ta krahasoni me nje prokurore dhe grua te nderuar ne portalin tuaj. Ishalla ju jep ndonje kacidhe edhe ju.

Submitted by redaksia on

Po e nis nga kacidhet: ato i keni per soj ju socialistllaret qe t'i lepini. Dakord? Keshtu, qe varu tek astaret e grisur dhe ktheu andej nga te shkon! Kjo per ate qe thua! Te leku e keni hallin, te grazhdi qe nuk doni ta leshoni, ti, Ju dhe Andat qe permend. 

Sa per krahasimet qe ve ne dukje, patjeter qe mund te calojne, sepse nuk ka sesi te jene perfekte. Por struktura e pushtetit eshte nje: Personale. Edhe pse e kam vene ne dukje qe ne PS ka nje lloj oligarkie. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Votime ka. Thjesht Sala juaj nuk i fiton. Pranojeni nje here e mire qe populli nuk e don. Se do perpeliteni pafund per te gjetur argumentet e humbjes se radhes.

Submitted by redaksia on

Sala nuk fiton. As ka fituar xhanem vec 1992-it dhe 1996-es. Por politike eshte, ndodh qe hyn ne histori edhe Flamur Noka, edhe Taulant Balla. Hyri edhe Fatos Nano qe nuk donte te behej kryetar partie po e binden nja kater xhaxha te njohur. 

Ne PS nuk ka votime. Ky eshte fakt. Nuk ka madje as si ato mes Bashes dhe Olldashit. I ziu Edi shpiku konkurs elektoral me prof. Maqo Lakrori, nje njeri i nderuar qe nuk diti ta mbyllte politiken sic duhej. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.