Kryeministër, mos u fshih!

Postuar në 07 Shkurt, 2023 19:12

Sa plasi skandali McGonigal, Berisha u çel. Sepse i erdhi zogu në dorë, ia sollën vetë. Budallallëqet e liderit.

Tani që të kuptojmë shkallën e degradimit ku jemi: Kryeministri fshihet, fshihet duke qeshur kot, pa lidhje siç ishte qeverisja e tij.

Në skenë dalin të gjithë me radhë: Frroku, Ngjela, Fatos Klosi, rihapet Gërdeci, përmendet Shkëlzeni, sjellin Stelën nga Austria, more po dalin të gjithë me një palë llastiqe e gjuajnë.

Si dikur në mbledhje Fronti apo kur prokurori jepte pretencën, me vdekje: Duatrokitje.

Kjo bagëti politike e ka në gjak avokatinë e vetes, ndërron bisedën, hedh sytë gjetkë, bën sikur vuan nga amnezia, shan e mallkon, të çan goma makinash, more po të dërgon mesazhe kërcënuese, deri sa të bindet që do dalë kushëri me ty.

Por çështja është e thjeshtë, elementare. O z. Rama fol, sqaro njerëzinë çfarë bëje me Charles? Loboje kundër Lulzim Bashës? O merhum, nga ai kishe frikë?

Po ti thuaje një fjalë, një të vetme, po shih “sy më sy” siç bëjnë liderët e thuaj atë që është. Si mundet të sillet kështu një njeri që ka folur përherë për jetën e tretë, atë pas politikës?

Po Me Frok Çupin e Ngjelën do e shtysh ti, se ato penat serioze aty janë, mëngjes, drekë darkë, një vrime i bien.

s.zaimi

Comments

Submitted by Heu bre (not verified) on

Aman Frrokun mos ma prekni, tek e fundit nje Frrok e ne Henri Cili kemi.

Submitted by Renia e miteve (not verified) on

Sa plasi skandali McGonigal, Berisha u çel.

Vetem emri i ketij do te shkaktonte reagime ne cdo vend tjeter. Nje ish-komunist qe u vu ne krye te levizjes kunder-komuniste dhe u be bolsheviku me modern i kohrave te sotme. Nje njeri qe nuk flet dot pa shantazh "Se e di ti o zotrrrri, se cfare kam une per ty..."

Kur Rama eshte kthyer ne nje mamuth, imagjono se cfare e ben kjo Berishen...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.