Mitsotakis: Shpresa për dërgimin e delimitimit me Shqipërinë në Hagë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur se shpreson që “Shqipëria do të bëjë pjesën e vet” sa i takon nënshkrimit të traktatit dypalësh për të refruar problemin e delimitimit të kufijve detarë dhe Zonave Ekskluzive Ekonoike në Gjykatën e Hagës.
Mitsotakis ka deklaruar se “muajt e fundit është bërë progres domethënës” mes të dyja vendeve për këtë çështje, duke zbuluar se Athina zyrtare ka kërkuar nga SHBA dhe Gjermania që të ndërmjetësojnë me Tiranën për delimitimin. Pavarësisht kësaj Mitsotakis ka shtuar se nuk është bërë asgjë konkrete, pasi nuk është zhvilluar asnjë takim në nivel teknik.
Add new comment