Parime komunikimi nga një komunikues i Vjetër

Postuar në 27 Tetor, 2022 17:22

La Civiltà Cattolica” publikonte disa kohë më parë një ekspoze të Enrico Cattaneo për leksionet e Papa Gregorit të Madh për Komunikimin. Shkruar shekuj më parë, në kushtet e një komunikimi direkt, pa ndërmjetësinë e teknologjisë, leksionet veprojnë edhe sot si një udhëzues i përkryer për të ndarë nevojën e edukimit të audiencës përtej nevojës për të krijuar tubime. Çka është edhe qëllimi i komunikimit të sotshëm. Leksionet ndajnë më së miri një raport mes “predikuesit” dhe “audiencës” në funksion të efektivitetit të “Fjalës”, një parim pozitiv që përcakton raportin e cilësisë mbi sasinë, që dominon sot epokën e një fjale që është skllave jo e përmbajtjes por vetëm “tirazhit”.  

***

Enrico Cattaneo

Papa Gregori I(590-604) ishte një komunikues i madh dhe donte që barinjtë e shpirtrave të ishin komunikues efikasë. Por, për ta arritur një gjë të tillë, nevojiten rregulla, një lloj deontologjie e komunikimit. Sot komunikohet për gjithçka mbi gjithçka, por problem mbetet: kush janë komunikuesit? Si janë formuar? Kush e gjykon nëse një komunikim është i mirë? Mbi cilat kritere? Si ta verifikojmë vërtetësinë e një informacioni?

Gregori pohonte se ka katër mënyra për të komunikuar dhe e thotë në latinishten e tij e cila neve mund të na duket pastërtisht një lojë fjalësh, por që është më efikase se çdo përkthim: “Çdo komunikim – shkruan ai – mund të aktualizohet sipas katër modaliteteve: aut mala male, aut bona bene, aut mala bene, aut bona male”. Dhe ja si e shpjegon ai këtë formulë të tijën.

  • Mala male verifikohet kur e keqja(mala)(si cilësi komunikimi) prezantohet pa qenë e dënuar apo edhe kur është madje e aprovuar dhe ky është sigurisht një komunikim shumë i keq(male).
  • Bona bene verifikohet kur gjërat e mira(bona) komunikohen në mënyrën e duhur(bene), pra duke i aprovuar dhe duke inkurajuar të mirën.
  • Mala bene do të thotë se mund të komunikohen edhe gjëra në vetvete të këqija(mala)ndonëse mund të bëhet duke i dizaprovuar dhe kjo është një e mirë.
  • Në fund është edhe bona male dhe kjo ndodh kur përmbajtja e komunikimit është në vetvete e mirë(bona), por prezantohet në mënyrë të tillë që vihet në dritë të keqe, duke e përqeshur apo zhvlerësuar; dhe kjo është një e keqe.

Gregori sjell disa shembuj biblikë të këtij komunikimi të katërfishtë. Kështu, në rastin e parë(mala male) sillet gruaja e Jobit, kur i thotë të shoqit: “Mallko Zotin dhe vdis!” Gruaja sugjeron në fakt një gjë të keqe(mala) siç është mallkimi i Zotit dhe nxit që kjo të bëhet, çka është e keqe.

Në rastin e dytë(bona bene) janë fjalët e Gjon Pagëzorit që thotë: “Konvertohuni sepse mbretëria e qiejve është afër!”(Mateu 3.2). Pagëzori në fakt njofton një të mirë(bona), mbretërinë e Zotit dhe tregon sesi duhet pritur, pra me bisedën(bene).

Në rastin e tretë(mala bene) kemi Palin, kur flet për mëkatin kundër natyrës(mala) për ta dënuar(bene).

Në fund, rastin e katërt(bona male) kemi fjalët e farisejve që i thonë të lindurit të verbër: “Dishepulli i tij je ti!” me synimin për ta tallur dhe mallkuar. Të duash të bëhesh një dishepull i Jezusit është një gjë e mirë(bona) por të tallësh këtë synim është gjë e keqe(male).

Gregori interesohet për komunikimin që praktikohet brenda Kishës. Në kohën e tij ai konsistonte gati ekskluzivisht në predikimin oral dhe kjo detyrë i rezervohej “përkujdesësve” – famulltarëve - pra atyre që ushtrojnë “përkujdesjen” spirituale të shpirtrave. Gregori konsideron se predikimi është detyra kryesore  e priftit; e konsideron atë një art, përkundrazi “artin e arteve”, sepse ka të bëjë me njerëzit, apo më mirë, me shpirtrat. Nuk mund të improvizohesh si përkujdesës shpirtrash: ky është “një art” që mësohet dhe ushtrohet.

“Bona bene”: të dish se kujt i drejtohet komunikimi

Kërkesa e parë e komunikuesit të mirë është të konsiderojë jo vetëm se çfarë thotë, sa dhe si të flasë, por edhe se kujt i duhet folur. Në pjesën e tretë të Rregullit Pastoral, Gregori përshkruan 36 tipologji dëgjuesish, të vendosur në mënyrë binare, për një total prej 72 tipash të ndryshëm. Sjellim disa shembuj…

Që një komunikim të jetë efikas, shkruan Gregori, duhet mbajtur parasysh situata e dëgjuesit, sepse është diçka e ndryshme t’u flasësh burrave apo grave, të rinjve apo të moshuarve, të varfërve apo të pasurve, të sëmurëve, të martuarve apo beqarëve, të ndershmëve apo atyre që shtiren: “Kush predikon duhet të mbajë parasysh nivelin e atij që dëgjon, në mënyrë që predikimi vetë të rritet në proporcion me rritjen e atij që dëgjon”.

Për më tepër që do të ishte një gabim të ekspozosh, para një audiencë që është në hapat e parë, të gjithë shkencën, pa mbajtur parasysh atë që është ende në ecje e sipër: “Kush mëson duhet të ketë shumë vëmendjen që të mos predikojë për shumë sesa mund të kuptojë ai që dëgjon. Duhet t’i imponojë vetes një kufi dhe të zbresë në nivelin e atij që dëgjon, sepse, nëse u thotë të vegjëlve gjëra sublime, fjalimet e tij do të jetë të kota dhe do të rezultojë se do të jetë më shumë shqetësuat të evidendojë veten sesa të ndihmojë atë që dëgjon”.

“Bona bene”: komunikimi i përulur dhe i vërtetë

Komunikuesi i vërtetë “sforcohet të ekspozojë me fjalë dhe të tregojë me jetën e përulur që është mjeshtri dhe nëna e të gjithë virtyteve, për t’ia prezantuar kështu dishepujve të së vërtetës, më shumë me shembull sesa me fjalë”. Nuk mjafton “të jesh në lartësinë e shekncës nëse refuzohet mirësia e përultësisë”.

Ndaj komunikuesi i vërtetë nuk harron kurrë se kush është:

Kush u flet njerëzve për Zotin duhet të mbi të gjitha të kujtojë se edhe ai është një njeri i mjerë, në mënyrë që nga dobësia e vet të vlerësojë sesi të mësojë vëllezërit më të dobët. Të konsiderojmë pra që ne jemi të barbartë me ata të cilët duam të korrigjojmë, ose të tillë kemi qenë njëherë e një kohë, ndonëse për shkak të mirësisë hyjnore nuk jemi më të tillë. Ndaj të korrigjojmë me zemër të përulët, sa më të moderuar, aq edhe më sinqerisht e njohim veten në ta

Në fakt, “predikuesit arrogantë preferojnë me një farë mendjemadhësie atë që besojnë se kanë kuptuar në mënyrë trërësisht singolare, për çka ndodh që predikimi I tyre nuk mund të rezultojë koherent, sepse me fodullëkun e tyre të urryeshëm kontrastojnë atë që është e drejtë dhe që e përhapin me fjalën”.

Në të kundërt, “fjalët e predikuesve të vërtetë vijnë nga rrënja e përultësisë dhe janë të afta të prodhojnë frutin e mëshirës; dhe pa mendjemadhësi, por me përkushtim marrin çdo gjë të mundshme të favroshme. Me forcën e mëshirës shkrihen në auditorin e tyre ose auditori shkrihet me ta, sikur ata përmes tyre të mësonin atë që dëgjojnë dhe ata përmes tyre të mësonin atë që me fjalë predikojnë”.

“Bona bene”: të thuash të mirën bën mirë

Predikimi i bën mirë mbi të gjitha atij që e praktikon: “Ai që njofton publikisht të mirën me predikim përfton një rritje të pasurisë së brendshme dhe, duke këmbëngulur në dehjen e mendjes së dëgjuesve me verën e fjalës rritet vetë ai I dehur me pijen e një mirësie përherë e më të bollshme”.

Është e vërtetë që duke komunikuar “njeriu provon një lloj irritimi, nëse përçmohet, apo një lloj vaniteti, nëse pritet mirë nga auditori”. Megjithatë nuk është kotësi nëse predikuesi të gëzohet për frutin e mirë të predikimit të vet.

Ndër të tjera, nuk ka asgjë të keqe që pë rata që lodhen duke predikuar t’u njihet shpërblimi I duhur, “jo sepse aktiviteti I predikimit ka si qëllim mbështetjen, por sepse mbështetja e duhur të kthehet në një avantazh të predikimit. Predikuesit e mirë pra nuk bëhen pjesë e predikimit me synim mbështetjen, por pranojnë mbështetjen me synim predikimin.

“Mala male”: Papërgatitja

Një pengesë e parë e një komunikimi të mirë haset kur vetë lajmësi është i papërgatitur, pasi kështu përfundon në komunikimin e gjërave false apo të gabuara: “Nuk mund të presupozosh të mësoh një art pa e asimiluar paraprakisht me intensitet dhe angazhim. Do të ishte sikur të hiqej për mjek dikush që ka lexuar vetëm parathënien e mjekësisë: “Mospërgatitja e barinjve denoncohet nga zëri i së Vërtetës, siç e thotë edhe profeti: “Vetë barinjtë janë të privuar nga inteligjenca”.

Zoti vetë i urren kur thotë: “Edhe ruajtësit e Ligjit nuk më kanë njohur”. E megjithatë disa, ndonëse e dinë se janë të papërgatitur, të shtyrë nga ambicia, “me pretekstin e detyrës baritore synojnë të marrin ndere, lakmojnë të mbahen për mjeshtra”. Janë komunikues të “varfër në ide dhe fjalë”. Në këtë mënyrë bëhen “guidë e predikimit”.

Nga ana tjetër “janë disa që kanë dhunti të mëdha morale dhe spikasin për cilësi të shkëlqyera në drejtimin e të tjerëve: janë të pastër në përkushtimin ndaj dëlirësisë, të qëndrueshëm për seriozitetin e nënshtrimit të dëshirave trupore, të ushqyer nga thesaret e doktrinës, të përulur me durim të madh, dinjitozë për forcën e autoritetit, dashamirës në hirin e mëshirës, rigorozë në ashpërsinë e drejtësisë” dhe megjithatë “refuzojnë të marrin peshën e predikimit”.

Por kur është Zoti që me të vërtetë thërret, refuzimi nuk është përultësi e vërtetë dhe mund të fshehë krenari dhe është po ashtu mungesë dashurie: “Kur Jezusi i tha Pjetrit: “Simon i Johanit, më do?”, pasi ai u përgjigj menjëherë se e donte, u idëgjua të thoshte: “Nëse më do, ushqeji delet e mia!” Pra, nëse detyra pastorale është prova e dashurisë, kush, ndonëse ka dhuntitë, refuzon të kujdeset për grigjën e Zotit, jep shenjën se nuk e do kryebariun”.

“Bona male”: mungesa e komunikimit, ose më mirë, heshtja e fajshme

Një komunikim i keq verifikohet në mënyra të ndryshme, si kur dikush “është efikas në të folur, por nuk ma thellësi mendimi, ose ka një mendim të thellë, por nuk di të thotë dy fjalë”. Është edhe rasti i atij që, ose për neglizhencë, ose për apati, ose për frikë, refuzon të thotë atë që do ishte e nevojshme të thuhej, është sikur “një mjek të shihte një plagë mbi të cilën është e domosdoshme të ndërhyhet dhe të refuzonte ta bënte; për këtë pavendosmëri do të ishte padyshim fajtor për vdekjen e një vëllai”. Kjo vlen për barinjtë e shpirtrave: “E kuptojnë pra fajin në të cilin bien ata që njohin plagët e shpirtit dhe refuzojnë t’i kurojnë me ndërhyrjen e fjalës hyjnore”.

Shumë herë në Ungjijtë, Zoti qorton shërbyesit negjlizhentë : “Të kujtojmë shërbyesin dembel që nuk vuri në punë talentin e marrë dhe u privua prej tij me pronucimin e dënimit”. Kështu, ata që “u heqin vëllezërve që janë në mëkat, fjalën e predikimit, i provojnë këta nga ilaçet e jetës ndërkohë që janë duke vdekur”. Nëse një popullsi do të goditjes nga uria dhe pronarët e tokave do të fshihnin drithërat, ata do të ishin përgjegjës për vdekjen e shumë personave. Ç’të thuash atëherë “kur nëse shpirtrat vdesin të uritura për fjalën hyjnore, predikuesit nuk do ta shpërndain bukën e mirësisë së dhuruar atyre?”

Për Gregorin, është një faj i rëndë të anashkalosh detyrën e predikimit. E braktis ai që hesht, ndërkohë që duhet të fliste:

Ata të cilët na janë besuar braktisin Zotin dhe ne rrimë të heshtur! Rehatohen në veprat e tyre të liga dhe ne nuk u shtrijmë dorën për t’i korrigjuar! Çdo ditë vdesin për paudhësitë e tyre të shumta dhe ne i shohim të ecin drejt ferrit pa lëvizur as gishtin!” Ndodh shpesh që “thuhet ajo për të cilën duhet heshtur dhe heshtet për atë që duhej thënë”.

Një “fjalim i nxituar” mund të çojë dëgjuesit në gabim, por edhe një “heshtje e fajshme mund të lërë në gabim ata që duhet të ishin të trajnuar”. Ndodh shpesh në fakt që “nga frika e humbjes së simpatisë popullore, pastor të papërgjegjshëm druhen të thonë me sinqeritet atë që është e drejtë se duhet thënë”. Janë si ata mercenarët që “nëse vjen ujku, ikin, duke u fshehur në heshtjen e tyre”. Zoti i qorton me këto fjalë të profetit: “Qenë memecë që nuk dinë të lehin”. Ata “nuk dinë t’u kundërvihen të fuqishmëve me zë të lirë, në favor të grigjës”. “Çfarë është për një pastor frika e shpalljes të së vërtetës veçse një kthim krahësh duke ikur me heshtjen e vet?” “Një prift që nuk ushtron predikimin është një lajmës memec”.

Përultësisht, Papa Gregori u kërkon atëherë besnikëve lutjen për atë vetë, që si predikues të mos i shmanget deyrës së vet: “Lutuni Ju për Ne, derisa të jemi në gjendje të veprojmë për Ju siç u ka hije, që gjuha të mos mbetet pezull vetëm te nxitja dhe heshtja jonë të mos na ndëshkojë te gjykatësi i drejtë, pse kemi marrë përsipër detyrën dhe postin e predikuesit”.

Ndonjë herë predikuesi hesht për shkak të mëkateve të veta; ndonjëherë janë mëkatet e popullit që pengojnë fjalën. Megjithatë, “dihet me të gjithë sigurinë që heshtja e bariut dëmton ndonjëherë aë vetë dhe përherë besnikët që janë subjekte të tij”.

“Bona bene”: komunikimi i kujdeshëm

Në komunikim megjithatë, me raste është e domosdoshme një konfidencialitet oportun, diktuar nga kujdesi. Shkruan Gregori: “Shumë gjëra duhen maskuar me kujdes, qoftë edhe duke bërë të kuptohet në të njëjtën kohë se dihet gjithçka. Mëkatari që e di është njohur dhe megjithatë toleruar do të ketë turp të shtojë fajet e veta. Shumë faje, edhe të njohura, kanë nevojë për një tolerim të ndërgjegjshëm, duke mos patur mundësinë për një korrigjim të hapur. Kur ndërhyhet para kohe mbi një plagë, nuk bëhet gjë tjetër, veçse përkeqësohet. Mjekimet e përdorura në momentin e gabuar humbasin padyshim efikasitetin e tyre”.

Kush flet në publik, shpesh jep shembullin e inkompetencës apo budallallëkut të vet, për shkak se është e vështirë të gjesh persona që të jenë kompetentë dhe inteligjentë. Për këtë arsye predikuesi i mirë “druhet shumë për veten në atë që manifestohet me fjalën; dhe duke parë se për shumëkënd është më e sigurtë heshtja, sikur t’i lejohej do të donte të heshtte dhe i merr për më të lumtur ata që brenda Kishës së shenjtë qëndrojnë të fshehur në heshtje, për shkak të pozicionit të tyre inferior”.

Megjithatë, “pranon detyrën e predikimit për nevojë, sepse forca e mëshirës e shtrëngon në mbrojtje nga Kisha e shenjtë, por prirja e tij është për heshtjen. Ndërsa merr pjesë në shërbimin e fjalës, shpirti e i tij voton për heshtjen”.

“Bona male”: gjëra të vërteta, por të thëna me arrogancë

Një sjellje e dytë që përfundon duke dëmtuar vetë komunikimin, duke e bërë inefikas dhe kundërproduktiv, është ai i atyre që thonë gjëra të vërteta, të drejta, por në mënyrë arrogante: “Edhe brenda Kishës së shenjtë ka shumë që nuk kujdesen për të komunikuar në mënyrë të drejtë gjërat e drejta që dinë”, pra “nuk dinë të komunikojnë përultësisht atë që mësojnë”.

Ka persona besimi i të cilëve është i paqortueshëm por janë mendjemëdhenj: “Për ortodoksinë e besimit janë brenda Kishës, por krenaria i pengon që të jenë të pranuar nga Zoti”. Ata “pohojnë se besojnë drejt në Zotin, por me krenarinë e tyre e shtyjnë atë”. Arrogantët

sa më shumë që mbahen të drejtë sipas tyre, aq më shumë bëhen të vështirë ndaj dhimbjes së të tjerëve. Nuk dinë të transferojnë në vete vuajtjen e dobësive të të tjerëve dhe të kenë mëshirë për sëmundjen e tjetrit sikur të ishte e tyrja. Por duke qenë se kanë një koncept të lartë për veten, nuk janë aspak të aftë të vihen në rrafshin e të përultëve

Bona male»: tjetër thua, tjetër bën

Një tjetër mënyrë për të shkatërruar një komunikim të mirë është ai të sjellurit në mënyrë të ndryshme nga ajo që thua: “Nëse dikush pra, në kushtet që kërkon shenjtëria, shkatërron të tjerët pse me fjalë, ose me shembull, do të ishte më mirë për të të vijonte me detyrë mondane në kostumin shekullar në vend se të marrë detyra të shenjta dhe të bëhet, për shkak të gabimeve, një shembull i keq për të tjerët”. Në fakt “fjala e dikujt që shfaqet me sjellje të shpenguar nuk pritet lehtë”.

Predikuesi i vërtetë nuk e arrin perfeksionin nëse jeta e tij nuk është harmoni të plotë me fjalën që thotë. Ndaj është e domosdoshme që, në predikim, fjala dhe jeta të përputhen në mënyrë perfekte”.

Në të vërtetë, “ka autoritet ai mësues që më parë bën e pastaj thotë”. Kur ndërgjegja frenon gjuhën, ajo heq besimin nga komunikimi”. “U predikojmë të tjerëve me vërtetësi atë që është e drejtë, nëse fjalëve u shkon pas dëshmia e fakteve”.

Ndaj, kush ka detyrën e fjalës “në gjithçka që thotë, të testohet me vëmendje të zellshme për të mos u krekosur për gjithçka predikon drejt, derisa jeta të mos vijë në kundërshtim me gjuhën dhe të mos ndodhë që, duke thënë një gjë e duke bërë një tjetër, të humbasë në vetvete atë paqe që ai i njofton Kishës”.

“Bona male»: ekspozimi i gjatë dhe çorganizuar

E prish komunikimin edhe një ekspozim i gjatë dhe i çorganizuar, “shpesh, efikasiteti i fjalës humbet kur dobësohet nga një llafazanëri e papërshtatshme dhe e pakujdesshme që nuk e nderon predikuesi, për shkak se nuk arrin t’u jetë i dobishëm dëgjuesve”. Kujdesi i barinjve – predikues nuk duhet të jetë vetëm për të mos thënë gjëra të dëmshme për besimin, “por edhe të shmangin vonesat dhe fjalimet pas fillim e fund. Shpesh, forca e fjalimit humbet efikasitetin kur arrin në zemrën e dëgjuesve e shoqëruar nga llafazanëri e pamatur dhe e papërshtatshme”.

Një fjalë efikase do të thotë “e adaptuar ndaj progresit shpirtërir të atij që dëgjon”, e aftë të bëhet “farë e meditimit të ardhshëm”.

Predikuesi është një “farëhedhës i vërtetë i fjalës”. “Rendi në të folur gjeneron refleksione të shenjta në zemrën e besimtarëve, ndërkohë që një këmbëngulje pa masë e të folurit përhap farën jo pro, por në dëm të besimtarëve. Është e vërtetë që Pali i shkruan Timoteut: “Të përgjërohem përpara Zotit dhe Jezu Krishtit(…): Përhape Fjalën, këmbëngul në momentin e duhur dhe jo të duhur”; megjithatë përpara se të thotë “jo të duhur”, ai ka thënë “i duhur”, për shkak se “në shpirtin e dëgjuesve papërshtatshmëria zhbëhet me vetë pamoralshmërinë e vet, nëse nuk di të gjejë gjuhën e duhur”.

Nëse është një detyrë e bariut të përcjellë Fjalën, nuk mjafton pra të flasësh në çdo mënyrë: predikimi është një art që kultivohet me kujdes. Duhet, thotë Gregori, “që kur bariu është gati për të folur, ta bëjë këtë me shumë kujdes dhe vëmendje. Të lejosh që të të rrëmbejë entuziazmi dhe implusiviteti në të folur mund të plagosë me gabime zemrën e besnikëve. Ka raste kur dikush, me dëshirën që të shfaqet i ditur, përfundon vetëm duke thyer unitetin e besimtarëve.

Ndaj e njëjta e Vërtetë thotë: “Gjeni besë brenda Jush dhe jini në paqe mes Jush!” Kripa tregon dijen e fjalës. Ai pra që nis të trajtojë argumente të mësuara të bëjë kujdes që fjalimi i tij të mos dëmtojë unitetin e besimit të dëgjuesve”. “Shpesh zenmra e dëgjuesve turbullohet nga tepria e madhe e fjalëve”.

“Mala male”: Fake News

Taktika e komunikuese të rremë është ajo e përzierjes së lajmeve të vërteta me ato të tjerat, të ngjashme, por të pabaza, në mënyrë që të çorientojnë dëgjuesin: “Shpesh, ata përziejnë gjëra të vërteta me ato të rreme, kështu që të besohet më lehtë gënjeshtra e tyre për faktin se në to ka diçka të vërtetë”.

Arrogantët e kanë të vetën këtë që kur tejkalojnë në polemikë, gënjejnë edhe duke polemizuar; dhe kur nuk mund të kritikojnë me të drejtë gjërat si janë, kritikojnë gjërat që nuk ekzistojnë, duke përdorur gënjeshtrën

Toni i një diskutimi tingëllon i rremë edhe kur përzihen fjalë shpirtërore me fjalë boshe: “Mendjemadhi e ka të vetën këtë, që , duke thënë gjëra të vërteta dhe shpirtërore, menjëherë, për krenari të zemrës, përzien shprehje boshe me ato më të shkëlqyerat”. Por dëgjuesit, nëse nuk janë budallenj, e vënë re këtë hipokrizi dhe tërhiqen jo drejt respektit, por përçmimit ndaj oratorit. Rezultati është që “kur fjalët e pakuptimta përzihen me shprehje të mençura, kush dëgjon, duke përçmuar budallallëkun, nuk mban parasysh as mençurinë”.

Komunikuesit e vërtetë, njësoj si profetët e vërtetë, kur vënë re që kanë thënë diçka më pak drejt, janë të aftë që të korrigjohen menjëherë, ndërkohë që komunikuesit e rremë, si profetët e rremë “këmbëngulin në rrejshmërinë e tyre”. Kështu ndodh që “kush predikon gabimin rritet në kapacitetin e vet oratorik që e fryn dhe e bën përbuzës ndaj të tjerëve: duke përçmuar të gjithë, brenda vetes beson se është i vetmi mjeshtër”.

«Bona male»: kërkim i ekzagjeruar për aprovim

Sot në mediat sociale po numërojnë pëlqimet e marra, pra shenjat e aprovimit. Kjo sjellje vë në dukje një narcizëm të ekzagjeruar, që përfundon në autoreferencë, siç vinte në dukje Gregori: “Ata nuk shqetësohen për jetën e dëgjuesve të vet, por për suksesin e tyre personal, pse dinë të thonë vetëm atë që ngacmon duartrokitje”.

Kështu përfundon duke e falsifikuar fjalën e Zotit: “Falsifikuesi kërkon në bashkimin mishtor jo pasardhësin, por kënaqësinë. Kështu, ai që është në shërbim të krenarisë boshe është një pervers që falsifikon fjalën e Zotit, sepse përmes predikimit të shenjtë nuk dëshiron të gjenerojë fëmijë për Zotin, por të bëjë ekspozim të shkencës së vet”.

Sigurisht, dikush mund të mburret me gjërat e drejta që thotë, për sa kohë nuk synon vetëm të marrë duratrokitje, por të joshë dëgjuesit të pranojnë të vërtetën. Krenarët nga ana tjetër “që nuk kanë para Zotit dëshminë e ndërgjegjes së tyre, kërkojnë para njerëzve dëshminë e një tjetër zëri, dhe duke mos e gjetur atë menjëherë, e sigurojnë në favor të tyre edhe në mënyrë të paturp: nëse nëse nuk marrin reagimin e njerëzve që po e kërkojnë me padurim, ata vetë ekzaltojnë me lëvdata dijen e vet”.

«Mala bene»: edhe tema të nxehta

Predikuesi duhet të përballë edhe argumente të nxehtë, si ato që kanë të bëjnë me seksualitetin në mënyrë që të formojë një ndërgjegje të nxehtë. Është një gjë që t’u flasësh njerëzve që kanë patur përvoja seksuale negative, një tjetër të komunikosh me persona të pavetëdijshëm për to. Të parët duhen ftuar “të reflektojnë me vëmendje ndaj dashmaërisë me të cilën Zoti hap ndaj nesh dhembshurinë e mëshirës së tij(term i debatuar: le viscere della sua misericordia - këtu sjellë sipas përkthimit të Biblës shqip, nga Ugjilli sipas Lukës, kantiku i Zaharisë) nëse kthehemi tek ai pas mëkatit.

Të dytët duhen paralajmëruar dhe të mos mbahen sipër të tjerëve, edhe pse janë përherë të ekspozuar ndaj tundimeve dhe ndër të tjera nuk mjafton të kalosh një jetë pa mëkate, nëse ajo është sterile.

Shpesh është më e mirëpritur te Zoti një jetë me dashuri pas fajit, sesa një gjendje pafajësie që mpihet në siguri

Për Gregorin, pesë ndjesitë – shikimi, dëgjimi, shija, nuhatja dhe prekja – “janë rrugë përmes të cilave shpirti mund të dalë jashtë dhe të dëshirojë atë që nuk i përket natyrës së tij”. Ndjesitë janë si dritaret e shpirtit dhe mund të ndodhë që “vdekja të hyjë përmes këtyre dritareve në shtëpi, kur epshi, që lind përmes ndjesive të trupit, hyn në shtëpinë e shpirtit”. T’i lejosh vetes që të shohësh çdo gjë pa kujdes dhe pa arsye, mund të ketë pasoja shkatërrimtare: “Kush sheh pa kujdes jashtë, përmes dritareve të shpirtit, për më tepër edhe pa dashur, bie në kënaqësi mëkatare dhe i pushtuar nga dëshirat nis të dojë gjërat që nuk ka dashur”. Ka diçka fëminore dhe adoleshenteske në faktin e të mosditurit të kontrollit të shikimit: “Tërheqja e mishit është e fortë dhe sapo një formë e bukur i ngjitet zemrës përmes syve, duhet një luftë e gjatë për ta fituar”. Ndaj “për të ruajtur pastërtinë e zemrës është e domosdoshme të vëzhgohet edhe disiplina e ndjesive të jashtme”.

Aktualiteti i reflektimeve të Gregorit është evident nëse merren në konsideratë të dhënat mbi numrin e faqeve pornografike në interent dhe mbi varësinë nga poronografia, edhe mes më të rinjve. Sot, asnjë ves tjetër nuk gjen kaq hapësirë publike në rrjet.

“Mala male”: të lavdërosh atë që në fakt duhet qortuar

Sigurisht që regjistri i qortimit është ai më i vështiri për t’u përdorur dhe ndaj shumë predikues e shmangin. Papa Gregori vë në dukje këtë mungesë, duke u mbështetur një tekst biblik: “Profetët e tu kanë parë për ty gjëra të rreme dhe budallallëqe, as kanë zbuluar paudhësinë tënde për t’ju bindur në pendesë” dhe komenton: “Teksti i shenjtë qorton ata që kanë parë gjëra të rreme sepse në vend se të merren me fajet, për frikë lajkatojnë në mënyrë vanitoze fajtorët, duke i siguruar pandëshkueshmërinë”.

Detyra pra e bariut-predikues është edhe ajo e korrigjimit siç korrigjon një baba djalin e vet, në mënyrë konstruktive, jo destuktive. Për fat të keq, thotë Gregori, “gjuha e qortimit është panjohur ndërkohë që mund të jetë çelësi që hap ndërgjegjen. Në fakt, qortimi zbulon një faj ekzistenca e të cilit shpesh nuk dihet as nga ata që e kanë kryer”. Megjthatë “predikuesit e drejtë, kur korrigjojnë ashpërsisht, nuk e humbasin mirësinë e ëmbëlsisë së brendshme”. Ata sillen si Jezusi: “Qajnë mbi jetën e mëkatarëve, siç qante Jezusi për Jeruzalemin; gëzojnë për veprimet e mira të atyre të cilët u janë besuar dhe dashurojnë ata që veprojnë drejt, siç ka dashur Shëlbuesi ynë atë të riun që tha se kishte lexuar urdhëresat; durojnë fyerjet dhe nuk e kthejnë, sikurse Jezusi nuk e kthente fyerjen, por përgjigjej me butësi; digjen nga zelli për drejtësinë, sikurse Shëlbuesi, me një kamzhik përzuri nga tempulli kë blinte dhe shiste, përmbysi bankat e shitësve dhe hodhi përtokë paratë e kambialeve të tyre; edhe kur veprojnë me energji, kërkojnë me çdo mënyrë të bisedojnë me përultësi zemre, siç thotë Shëlbuesi ynë: “Mësoni nga unë që jam i butë dhe me zemër të përulët”; duan edhe persekutorët e tyre, njësoj si Zoti gjatë pasionit të ndërmjetëm për persekutorët; ekspozojnë anëtarët e vet ndaj vuajtjeve për vëllezërit, sikurse Autori i jetës iu dorëzua vdekjes për jetën e të përzgjedhurve”.

Sipas rrethanave, duhet para se cila sjellje është më e dobishme: “Predikuesit e shenjtë dinë të temperojnë artin e mësimit me një masë të dyfishtë: kur gjenden përballë një faji, dinë tashmë të korrigjojnë ashpërsisht, ta shmangin me përultësi”.

Në anën tjetër, arrogantët, që duan t’i imitojnë “adoptojnë fjalë të ashpra korrigjimi, por nuk dinë të luten me lutje të frymëzuara nga përultësia. Janë më shumë të prirur të jenë të tmerrshëm sesa të butë. Dhe duke mos ditur të ndëshkojnë fajtorët në qetësi, nuk ia dalin të përmbajnë tërbimin që i shtyn të fyejnë me ashpërsi të tepruar edhe ata që sillen mirë”.

“Bona bene”: një fjalë e zjarrtë

Në fund, për të qenë efikas, komunikimi duhet të jetë “i zjarrtë”, fjalët duhet “të ndezin zemrat që duhet të prekin”, duhet të bëjnë “të digjen nga dëshira” dhe kështu ndodh kur predikuesit flasin për “atdheun qiellor”. Dhe që kjo të mos jetë një retorikë boshe, ku fjalët kanë humbur peshën e tyre, mjaftojnë edhe shprehje të thjeshta, për aq kohë sa vijnë nga ai që “i pari ndjen të gjithë ngrohtësinë”. Në fakt, “fjalët që vijnë nga një zemër e ftohtë nuk mund të ndezin tek dëgjuesit dëshirën e realiteteve qiellore”.

Për këtë arsye,

Shpirti i Zotit shfaqet në gjuhë të zjarrit, sepse i ndez dhe i përgatit për fjalën të gjithë ata mbi të cilët ai derdhet. Ata që shpallin besimin kanë gjuhë zjarri sepse ndërsa njoftojnë Zotin që duhet dashur mbushin me ngrohtësi zemrën e atij që dëgjon. Fjala e atij që mëson harxhohet në fakt nëse nuk arrin të ndezë zjarrin e dashurisë”.

Për këtë arsye, në fakt, Shpirti i Shenjtë u preh në formën e gjuhëve te barinjtë e parë dhe, pasi i mbushi me të, i bëri menjerëherë të aftë të bëhen mesazherë të tij

Përkthimi dhe hyrja: Skerdilajd Zaimi 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.