Propozim i PS-së: Njësi administrative më vete për inceneratorët. Ja kush pritet ta drejtojë
Në kuadër të projektit për ndarjen e re administrative-territoriale mësohet se Partia Socialiste ka bërë gati krijimin e një njësive administrative më vete për menaxhimin e inceneratorëve. Burime të sigurta nga Fabrika e Ideve që drejtohet nga E.F, bëjnë me dije për "Të Kripura" se propozimi bëhet për të vendosur në kontroll financiar më të mirë një sektor që ndonëse nuk ka lidhje territoriale direkte bashkon në fakt zonat me më shumë popullsi në vend.
Nga ana tjetër, njësia e posaçme për inceneratorët mendohet të mos ketë lidhje direkte financimi nga buxheti në adresimin e fondeve si njësitë e tjera, por të aplikojë parimin e vetëadministrimit. A.A, E.A, B.B, L.E dhe D.Gj, mendohet të jenë ndër emrat që propozohet të drejtojnë një njësi e cila në fakt edhe për drejtimin nuk do të ndjekin parimin e zgjedhjeve për shkak të specifikës administrative dhe rëndësisë së madhe. Po ashtu, pikërisht për këtë arsye mendohet që ky të jetë i vetmi post i trashëgueshëm në Republikë.
Shaptilografisti
Add new comment