Në Teheran flasin për partneritet strategjik me Rusinë
Vizita e Vladimir Putin në Teheran ka prodhuar një momentum diplomatik për Rusinë e ndodhur nën presion ekonomik nga Perëndimi dhe pa alibi në Ukrainë.
Mediat raportojnë se në takimin me presidentin turk Erdogan është folur për rrugët e eksportit të grurit ukrainas ndërkohë që në takim me liderin suprem iranian, Khamenei ka dalë njoftimi për një “bashkëpunim afatgjatë” me Moskën.
Një zyrtar i Kremlinit, Yury Ushakov ka folur për firmosjen e një traktati të partneritetit strategjik që shihet si krijim i një blloku kundërpeshues ndaj manovrës së ShBA për krijimin e një aleance arabo-izraelite.
Duhet thënë se lideri suprem Khamenei ka mbështetur nismën e Rusisë për të sulmuar Ukrainën, duke arsyetuar se një pasivitet i mëtejshëm do të çonte në luftë nga Perëndimi. Është e qartë se të paktën Irani dhe Kina po shohin mundësi strategjike në krizën ukrainase, ndërkohë që Turqia po luan taktikisht në një status të ndërmjetëm pa marrë përsipër rrisqe të mëdha si p.sh një luftë. Ndonëse në Teheran i është bërë e qartë pikëpamja se integriteti i Sirisë është shumë i rëndësishëm.
Add new comment